Protesta e PD-së, mbështetës dhe figura të opozitës vendosen përpara Kryeministrisë
Partia Demokratike mban protestën e saj të radhës para Kryeministrisë në mbështetje të studentëve. Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë marshuar nga selia blu drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Turma e protestuesve ka përshkuar rrugët kryesore të Tiranës, ku në krye të marshimit janë pozicionuar deputetë dhe figura të njohura të opozitës, ndërsa bie në sy mungesa e kreut të demokratëve, Sali Berisha.
Ndërkohë nga ana e institucioneve janë marrë masa sigurie përgjatë gjithë perimetrit të institucioneve kyçe.
Rreth godinës së Kryeministrisë është vënë re një prani e lartë e efektivëve të policisë, ndërsa situata në terren paraqitet e qetë.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.