Kronika

Kërkesa për arrestimin e Klement Balilit vjen në Tiranë

Klement Balili i pagëzuar si “Eskobari i Ballkanit” foli nga arratia për akuzat ndaj tij për trafik droge, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht.

Ndër të tjera në intervistën për gazetën greke “ethnos”, ai tha se autoritetet greke nuk kanë sjellë asnjë fashikull të dosjes në Shqipëri.

Ndër të tjera ai ngrinte pretendimin se urdhër-arresti i lëshuar nga Greqia nuk ka mbërritur asnjëherë në vendin tonë.

Por burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur për Tv Klan se ndaj Balilit ka një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Interpol Athina. 46-vjeçari kërkohet nga drejtësia greke për trafik të lëndëve narkotike drejt vendeve të Bashkimit Europian, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Interpol, ku është lista e persona të kërkuar nga policitë e vendeve anëtare, emri i Klement Balilit nuk figuron të jetë aty. Pavarësisht pretendimeve, 46-vjeçari nuk i është vënë në dispozicion asnjë moment drejtësisë shqiptare për të sqaruar pozicionin e tij me akuzat e ngritura.

Një ditë më parë Balili tha për mediat greke se një pjesë e policisë greke në bashkëpunim me ish-Kryeministrin Berisha po e përdorin emrin e tij për të dëmtuar Kryeministrin Edi Rama.

Klement Balili deri në datën 12 Maj të këtij viti ka mbajtur detyrën e drejtorit të transporteve në qytetin e Sarandës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button