⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,605 ▲1.12%
DOW 52,206 ▼0.05%
NASDAQ 25,494 ▲1.71%
NAFTA 88.32 ▲2.65%
ARI 4,010 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,940 ▲ +1.02% ETH $2,070 ▲ +2.12% XRP $1.0668 ▲ +2.51% SOL $84.5500 ▲ +3%
S&P 500 7,605 ▲1.12 % DOW 52,206 ▼0.05 % NASDAQ 25,494 ▲1.71 % NAFTA 88.32 ▲2.65 % ARI 4,010 ▼0.49 % S&P 500 7,605 ▲1.12 % DOW 52,206 ▼0.05 % NASDAQ 25,494 ▲1.71 % NAFTA 88.32 ▲2.65 % ARI 4,010 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Politika

Kërkesat buxhetore për vitin 2027: KLSH, Avokati i Popullit dhe Gjykata Kushtetuese kërkojnë fonde shtesë e staf

Në drejtimin e kryetarit, Fatmir Xhafaj, Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale zhvilloi katër dëgjesa me institucione të pavarura lidhur me parashikimet buxhetore për vitin 2027 dhe adresimin e nevojave të tyre për mbështetje financiare. E ftuar në mbledhje për të dhënë opinionin e ekzekutivit ishte Vilma Çausholli, Përgjegjëse Sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave.

Dëgjesa e parë u zhvillua me Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH), ku drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit Profesional, Ermira Hoxha, paraqiti ecurinë e realizimit të buxhetit për vitin 2026 dhe kërkesat e reja financiare.

“Tavani buxhetor për vitin 2027 është caktuar në vlerën 735,5 mln lekë, 15% më pak nga kërkesat që ka paraqitur KLSH-ja,” u shpreh Hoxha, duke kërkuar “fonde shtesë për shtimin e stafit me 10 punonjës” në mënyrë që të përmbushen detyrimet që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit dhe procesi i integrimit evropian.

Në dëgjesën e dytë, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, arsyetoi nevojën për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe financiare të institucionit që ai drejton.

“Kërkesa për shtimin me 20 punonjës të stafit shërben për përmbushjen e detyrimeve që lindin nga Rezoluta e Kuvendit, konstatimet e raport-progresit të Komisionit Evropian, si dhe në standardet e riakreditimit me statusin ‘A’ të Nënkomitetit të GANHRI,” nënvizoi Shabani.

Ai kërkoi gjithashtu “një fond shtesë për krijimin e një Sistemi të Integruar të Menaxhimit të ankesave, si dhe mbështetje për sigurimin e një automjeti për monitorimet në terren.”

Ndryshe nga dy institucionet e para, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, sqaroi se pas konsultimeve me Ministrinë e Financave janë marrë parasysh nevojat buxhetore si për veprimtarinë e KQZ-së, ashtu edhe për përgatitjet e zgjedhjeve vendore të majit 2027, duke mos paraqitur kërkesa shtesë.

Mbledhja u përmbyll me dëgjesën me Sekretarin e Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, Eugent Papandile, i cilli detajoi nevojat buxhetore për vitin 2027 dhe kërkoi mbështetje shtesë për zërin e shpenzimeve të aktiviteteve, si dhe për fondin e pagave dhe sigurimeve shoqërore.

“Kërkesat e paraqitura do të rakordohen me Ministrinë e Financave për të parë mundësinë e rialokimit të fondeve brenda tavaneve buxhetore,” deklaroi në përfundim të mbledhjes kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.