🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,180 ▼0.3%
DOW 50,297 ▲0.56%
NASDAQ 23,515 ▼0.92%
NAFTA 83.76 ▲2.08%
ARI 3,574 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,734 ▼ -0.34% ETH $1,681 ▲ +0.04% XRP $0.9295 ▲ +0.88% SOL $69.8400 ▲ +0.61%
S&P 500 7,180 ▼0.3 % DOW 50,297 ▲0.56 % NASDAQ 23,515 ▼0.92 % NAFTA 83.76 ▲2.08 % ARI 3,574 ▼0.49 % S&P 500 7,180 ▼0.3 % DOW 50,297 ▲0.56 % NASDAQ 23,515 ▼0.92 % NAFTA 83.76 ▲2.08 % ARI 3,574 ▼0.49 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kërkohet inspektim në QKUK për pajisjet Port-a-Cath, Duraku: Qytetari pagoi mbi 350 euro në barnatore private

Enlirat Duraku, infermier dhe aktivist për transparencë në shëndetësi, i është drejtuar Inspektoratit Farmaceutik të Kosovës me një ankesë dhe kërkesë për inspektim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), lidhur me mungesën e pajisjeve mjekësore Port-a-Cath.

Kërkesa vjen pas deklaratës së QKUK-së se këto pajisje nuk janë në dispozicion as në Klinikën e Onkologjisë dhe as në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare.

Duraku kërkon që Inspektorati Farmaceutik të mos mbështetet vetëm në përgjigjen zyrtare të QKUK-së, por të realizojë një inspektim të drejtpërdrejtë në terren për të verifikuar gjendjen e stokut, evidencën dhe mënyrën e shpërndarjes së këtyre pajisjeve.

Sipas tij, nevoja për një verifikim të tillë bëhet edhe më e rëndësishme pas rastit kur një qytetar është detyruar të paguajë mbi 350 euro për blerjen e një pajisjeje të tillë në një barnatore private.

Në ankesën drejtuar Inspektoratit, Duraku thekson se Port-a-Cath është pajisje mjekësore me rëndësi të veçantë për pacientët që kanë nevojë për trajtime të përsëritura intravenoze, përfshirë pacientët onkologjikë.

Ai vlerëson se mungesa e këtyre pajisjeve mund të ndikojë drejtpërdrejt në trajtimin, sigurinë dhe cilësinë e jetës së pacientëve.

Në kërkesën e tij, Duraku ka renditur disa pika që, sipas tij, duhet të përfshihen në inspektim. Ai kërkon kontroll fizik të depove qendrore dhe hapësirave të magazinimit në klinikat përkatëse, si dhe verifikimin e dokumentacionit për pranimin e pajisjeve, sasitë e furnizuara, datat dhe kompanitë furnizuese.

Po ashtu, kërkon që të bëhet krahasimi ndërmjet numrit të pajisjeve të pranuara dhe stokut aktual, si dhe të verifikohet se sa prej tyre janë shpërndarë në klinika, sa janë përdorur dhe nëse ka pasur kthime apo pajisje të tjera të paidentifikuara në evidencë.

Ai kërkon gjithashtu që, në rast të konstatimit të mospërputhjeve ndërmjet evidencës dokumentare dhe gjendjes fizike, të hetohet përgjegjësia institucionale dhe të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore.

“Inspektimi të jetë i paanshëm, i dokumentuar dhe i bazuar në prova”, është kërkesa e Durakut, i cili synon të sqarohet nëse deklarata për mungesën e Port-a-Cath pasqyron gjendjen reale apo nëse ekzistojnë probleme në menaxhimin, evidentimin dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësore.

Në fund të ankesës, ai ka kërkuar nga Inspektorati Farmaceutik që ta informojë për pranimin e saj, veprimet që do të ndërmerren dhe rezultatet e inspektimit.

“Pacientët nuk duhet të mbeten pa trajtim për shkak të mungesës së transparencës, keqmenaxhimit të mundshëm apo dështimit në administrimin e furnizimeve shëndetësore”, thuhet në ankesën e tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.