🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,193 ▼0.12%
DOW 50,350 ▲0.66%
NASDAQ 23,601 ▼0.56%
NAFTA 83.54 ▲1.82%
ARI 3,568 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,997 ▲ +0.11% ETH $1,687 ▲ +0.46% XRP $0.9370 ▲ +1.78% SOL $70.1500 ▲ +1.18%
S&P 500 7,193 ▼0.12 % DOW 50,350 ▲0.66 % NASDAQ 23,601 ▼0.56 % NAFTA 83.54 ▲1.82 % ARI 3,568 ▼0.63 % S&P 500 7,193 ▼0.12 % DOW 50,350 ▲0.66 % NASDAQ 23,601 ▼0.56 % NAFTA 83.54 ▲1.82 % ARI 3,568 ▼0.63 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Opinion

Saliu e njeh mirë Edin

Nga Artur Ajazi

Gjithmonë 6 muaj para ditës së zgjedhjeve, Sali Berisha “çpik” skenarin e post-humbjes së zgjedhjeve. Atë po bën edhe tani.

Po përpiqet të “rigrupojë aleatët andej-këtej”, po përhap lajme se “le të gjejmë kandidatë të duhur, fitues të 9 Majit”, dhe po bën gati alibinë e pas 9 Majit. Madje e ka gati. Ai e njeh mirë Edin, e njeh dhe forcën e tij në fushatë elektorale. Saliu e ndjen se, nuk ka më njerëz që i binden, se nuk ka më njerëz që i mblidhen, se nuk ka më njerëz që ta votojnë masivisht, aq sa për të rrëzuar Edin.

Ai e njeh mirë Edin, dhe e di se, sa të jetë Edi në krye të Partisë Socialiste (pra edhe nja 2-3 mandate tjera) nuk vjen kurrë në pushtet. Gabimi fatal që Saliu bëri, ishte mësymja drejt selisë partisë, kur mori taborin e tij, dhe ju sul Lul Bashës, apo dhe kur flaku nga partia ata të pabindurit. Dhe ç’ndodhi? Ata i “peshkoi” Edi. I bëri madje dhe drejtorë, dhe tani Edi në 9 Maj, merr jo vetëm Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Shkodrën, por edhe 50 për qind të bashkive të vogla.

Shkaku ? Sepse Partia Demokratike e Saliut, thuajse nuk ekziston në bazë. Në rrethe, PD, ka vendosur kryetare pa pikën e reputacionit, pa pikën e njohjes, dhe që deri sot, nuk ndjehen fare. Thuajse PD në rrethe, nuk ekziston fare. Edhe kur Saliu shkon në takime jashtë Tiranës, merr taborin me vete. Saliu nuk e ka idenë fare, se ç’po ngjet me PD në bazë. Dhe kjo ka qenë arsyeja sepse ka humbur nja 10 palë zgjedhje deri sot. Saliu e njeh mirë Edin, ja njeh forcën e arsyes, furinë e takimeve dhe tubimeve në sheshe dhe salla, ja njeh mirë forcën e autoritetit, përmes argumentimit të çdo ftese a përjashtimi që propozon në emër të Partisë socialiste.

Në demokraci, natyrisht ka vend për rrotacion përmes votës, ashtu siç ka vend për vazhdimësi përmes votes. Por kurrë nuk ka vend, për ngjitje drejt pushtetit përmes dhunës, skenarëve imponues, apo rrugëve të tjera antiligjore. PD, është kthyer sot në parti-pazar, parti-treg, parti që ka vendosur ti thotë “JO” hapjes, riformimit, riorganizimit, rifreskimit, derisa Saliu të thotë fjalën e fundit “po iki se u lodha, u plaka”. Dhe pas kësaj, mos mendoni se PD-në, do ta marrë Muli apo Gazi. Jo, PD, do të jetë “aset” i trashëgueshëm. Në muzeun e Partisë Demokratike, duhet të shënohen me gërma të mëdha 1992 dhe 2005, si vitet kur ajo erdhi në pushtet aksidentalisht.

E them këtë se, nëse do të kishte ardhur me vote, kjo do të ndodhte edhe në këto 14 vitet e fundit. Saliu e njeh mirë Edin, ndaj edhe fushatat elektorale i bën akoma në stilin e vjetër. E ka të qartë se, vendi i tij politik, mbetet përjetësisht në opozitë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.