☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▼0.35%
DOW 52,356 ▼0.23%
NASDAQ 26,197 ▼1.33%
NAFTA 101.02 ▼1.71%
ARI 4,031 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,452 ▼ -0.11% ETH $2,330 ▲ +0.07% XRP $1.2918 ▼ -1.59% SOL $100.8900 ▲ +0.27%
S&P 500 7,717 ▼0.35 % DOW 52,356 ▼0.23 % NASDAQ 26,197 ▼1.33 % NAFTA 101.02 ▼1.71 % ARI 4,031 ▼0.51 % S&P 500 7,717 ▼0.35 % DOW 52,356 ▼0.23 % NASDAQ 26,197 ▼1.33 % NAFTA 101.02 ▼1.71 % ARI 4,031 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Kërkohet rishikimi i lejes së lehonisë në Kosovë, theksohen pabarazitë në tregun e punës

Modeli aktual i financimit të lejes së lehonisë në Kosovë po krijon pabarazi në tregun e punës, ndërsa kërkohet përfshirje më e madhe e shtetit në mbulimin e kostove dhe zgjerimi i të drejtave të baballarëve për pushim të paguar.

Kështu u tha në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Riinvest dhe Forumi Ekonomik i Grave (FEG), me temën “Rishikimi i politikave familjare të përgjegjshme ndaj gjinisë në Kosovë: Implikimet financiare, praktikat rajonale dhe alternativat e politikave”.

Koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave, Saxhide Mustafa, tha se Kosova vazhdon të ketë pjesëmarrjen më të ulët të grave në tregun e punës në Evropë. Sipas saj, mënyra e financimit të lejes së lehonisë dhe të drejtat e kufizuara për baballarët kanë krijuar pabarazi që kërkojnë zgjidhje.

Ajo theksoi se barra financiare e lehonisë nuk duhet të ndikojë negativisht në punësimin dhe avancimin profesional të grave, ndërsa kërkoi rol më të madh të qeverisë në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të financimit.

“Avokimi ynë për një dekadë është i bazuar në evidencë dhe sot jemi dëshmitarë të pjesëmarrjes më të ulët në tregun e punës të grave në Evropë. Kosova ka një sistem që parasheh 12 muaj leje të lehonisë, por mënyra e financimit të tij dhe të drejtat e kufizuara për baballarët kanë krijuar pabarazi që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje. Së pari, mëmësia nuk duhet të penalizojë gratë ekonomikisht. Kostoja e lehonisë nuk duhet të rrezikojë punësimin nëpërmjet formave diskriminuese, avancimin profesional apo pavarësinë ekonomike të grave. Kujdesi për fëmijët është përgjegjësi e të dy prindërve, pushimi i paguar i atësisë dhe pushimi i prindëror janë mekanizma konkretë për ndarjen më të barabartë të përgjegjësisë brenda familjes dhe për barazi reale në tregun e punës. Qeveria duhet të marrë rol më të fuqishëm në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të drejtë financimi në bashkëpunim me punëdhënësin dhe punëmarrësin”, tha Mustafa.

Ndërkaq, ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, pranoi se modeli aktual ka sfida dhe se ekzistojnë kërkesa të arsyeshme për përmirësimin e tij.

“Është e qartë edhe që modeli aktual që ekziston i ka dhe sfidat e veta. Dhe ekzistojnë edhe kërkesat e arsyeshme të cilat u përmendën disa prej tyre për përmirësimin e tyre, po aq e qartë është edhe që çdo ndryshim në këtë fushë ka ndikim të drejtpërdrejtë te familjet, punëdhënësit dhe financat publike. Prandaj konsideroj që diskutime të tilla janë të nevojshme për t’i kuptuar më mirë alternativat dhe mundësitë reale për ndërtimin e një modeli të drejtë të përballueshëm”, tha Hoti.

Në anën tjetër, udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, tha se politikat familjare duhet të trajtohen si investim në mirëqenien e familjeve, barazinë gjinore dhe zhvillimin ekonomik.

Ajo ngriti shqetësimin për barrën financiare që u bie punëdhënësve gjatë gjashtë muajve të parë të lejes së lehonisë, ndërsa theksoi se baballarët kanë vetëm tri ditë pushim me pagesë pas lindjes së fëmijës. Sipas saj, kjo situatë ndikon në mundësitë e punësimit të grave dhe përforcon ndarjen tradicionale të përgjegjësive familjare.

“Në Kosovë menaxhimi dhe financimi i pushimit të lehonisë, pushimit të baballarëve dhe pushimit të prindëror vazhdon të ketë pabarazi dhe sfida të konsiderueshme. Sistemi aktual e ngarkon kryesisht me barrë financiare punëdhënësin për 6 muajt e parë të pushimit të lehonisë, ndërkohë që baballarët përfitojnë vetëm 3 ditë pushim me pagesë pas lindjes. Kjo krijon një pabarazi të dukshme”, tha ajo. /Kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.