Kosova
Kerry: Kosova “në vijën e zjarrit” në konfliktin Washington-Moskë
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry deklaroi se disa vende evropiane gjenden në “vijën e frontit në konfliktin ndërmjet Washingtonit e Moskës.
“Bëhet fjalë për Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe vendet tjera: Gjeorgjinë, Moldavinë, – ato janë në vijën e zjarrit”, ka deklaruar Kerry, kanë raportuar mediat ruse.
Më herët ato kishin shkruar për pjesëmarrjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së në luftimet në Ukrainë e kundër separatistëve. Rusia kohët e fundit ka akuzuar Serbinë për shkak se qeveria e saj ka angazhuar kompaninë këshilluese të ish-kryeministrit britanik Tony Blair.