☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Kërstiq: Synimi i Vuçiqit ishte që pikën për Ujmanin ta prezantojë si fitore në Serbi

Gazetari dhe analisti Branislav Kërstiq thotë se me kërkesën e Vuçiqit që Ujmani të jetë pjesë e marrëveshjes qëllimi ka qenë të prezantohet si fitore para opinionit në Serbi.
“Me këtë pikë mund të trajtohet vetëm pjesë e Liqenit që është në territorin e Serbisë. Krejt çka mund të bëjë Serbia është ndërtimi i disa hidrocentraleve, duke përdorur si argument se duhet të ndahet liqeni. Sigurisht se ka disa përfitime edhe Serbia, nëse amerikanët vendosin të investojnë në Gazivodë”, thotë ai.

Por sipas Kërstiqit, i cili vepron në veriun e populluar me shumicë serbe, ajo çfarë ndodhi në Ëashington është parapërgatitje e asaj që do të ndodhë muajt në vijim.

“Amerika me këtë marrëveshje ka siguruar interesat e veta, siç na shpjegon pika për Izraelin, ku Kosova dhe Serbia pranuan që t’i hapin ambasadat në Jerusalem, edhe pse kjo shkon kundër rezolutës së Kombeve ë Bashkuara dhe qëndrimit zyrtar të Bashkimit Evropian”, ka shtuar Kërstiqi.

Pranimi i ujdisë për zhvendosjen e Ambasadës, sipas Kërstiqit, për Serbinë ka prodhuar edhe një efekt tjetër.

“Nënshkrimi i Vuçiqit në një marrëveshje që shkon kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara, ia suspendon Serbisë argumentin që të insistojë në zbatimin e Rezolutës 1244 për Kosovën. Nëse vetë i shkel rezolutat e OKB-së, si mund t’u kërkosh të tjerëve zbatimin e atyre”, ka theksuar Kërstiq.

Me gjithë pohimet e Hotit se nuk ka pasur ndërhyrje në drafte para nënshkrimit të atij final në Shtëpinë e Bardhë, atë e demanton dokumenti një kopje të të cilit e ka publikuar “Koha Ditore”. Në draftin fillestar që u ka shkuar palëve thuhet se “të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”. Burime të “Kohës” thonë se kjo pikë ishte pranuar nga kryeministri Hoti, dhe për këtë arsye Ramush Haradinaj doli publikisht për të paralajmëruar kundër nënshkrimit të saj.

Pas kërcënimit të Haradinajt me dalje nga koalicioni, Hoti ka kërkuar të riformulohet kjo pikë në marrëveshjen finale.

“Të dyja palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë Amerikane në një studim fizibiliteti, me qëllim të ndarjes së Liqenit të Gazivodës/Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”, thuhet në versionin final të marrëveshjes për pikën rreth Ujmanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.