☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,694 ▲0.23%
DOW 52,351 ▼0.02%
NASDAQ 26,293 ▲0.47%
NAFTA 100.89 ▼0.85%
ARI 4,043 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,050 ▲ +0.58% ETH $2,324 ▲ +1% XRP $1.3128 ▲ +2.23% SOL $100.2300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,694 ▲0.23 % DOW 52,351 ▼0.02 % NASDAQ 26,293 ▲0.47 % NAFTA 100.89 ▼0.85 % ARI 4,043 ▲0.11 % S&P 500 7,694 ▲0.23 % DOW 52,351 ▼0.02 % NASDAQ 26,293 ▲0.47 % NAFTA 100.89 ▼0.85 % ARI 4,043 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

Analisti Martin Leka u shpreh se “maskat” duan destabilizim të vendit dhe jo një normalizim të situatës.

Në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, ai u shpreh se protestat janë drejt shuarjes dhe se situata është paraqitur më e qetë.

“Ka një pjesë të opozitës që nuk e kërkon qetësinë, gjendja e revoltës tashmë e duan në shkallë më të lartë dhe bëjnë thirrje ogurzeza për kallashnikov…Por mendoj që tashmë situata është me e qetë, por të shohim në ditët në vijim. Nga kryeministri përsëritet vazhdimisht për ulje në dialog. Lajmi i mirë është lajmi i djeshëm pasi dje në protestë kishte shumë pak njerëz, ishte një situatë e qetë. Mendoj që një mësim është marrë nga Serbia”, tha ai.

Gjatë intervistës komentoi edhe paketën e propozuar nga kryeministri Edi Rama ku përfshihen masat anti-dhunë, duke thënë se ishin pjesë e reflektimit të qeverisë dhe të domosdoshme.

“I humburi i madh në këtë situatë është Berisha, opozita vetë që do të duhet të zvogëlohet vazhdimisht nëse del si forcë e re alternative lista e studentëve. Masat mendoj që duhet të ishin marrë me kohë dhe mendoj që janë pjesë e reflektimit nga qeveria. Nga ana tjetër në shpesh përdorim paralelizma mes faktit që shumë njerëz krahasojnë Vuçiç me Ramën, por duhet të krahasojmë edhe opozitën nëse krahasojmë qeverinë dhe janë larg me opozitën tonë. Unë mendoj që nuk ka shenja krahasimi.

Sali Berisha dhe opozita shqiptare nuk e kanë dënuar dhunën. Kemi pasur një dhunë të tmerrshme nga protestuesit, gurë, thyerje, molotov, djegie, plagosje të forcave të rendit. Nga ana tjetër kemi pasur disa raste për fat të keq të tejkalimit të forcës nga policia. Opozita nuk e ka dënuar qartësisht dhunën e ushtruar, por ka marrë vetëm gjysmën e të vërtetës. Ka bërë autogol sepse dhuna ka qenë e para nga ana e protestuesve dhe ka pasur kundërpërgjigje nga policia.

Mendoj dhe ajo që është më e arsyeshme është fakti se kur protesta vazhdon edhe pse i dimë ata që e sponsorizojnë, ka ardhur koha që ata të dalin, ta dimë se kush janë aktorët apo intelektualët që ata zgjedhim për të drejtuar një rrymë apo forcë…Duhet ta kenë të qartë të gjithë se është koha e nevojshme që deri në 2029 një forcë e re apo e njerëzve të përfaqësuar nga studentët të na vijë”, u shpreh Leka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.