☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,493 ▼0.75%
DOW 52,040 ▼0.67%
NASDAQ 24,993 ▼1.03%
NAFTA 86.04 ▼0.93%
ARI 4,045 ▼1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,255 ▼ -2.24% ETH $2,024 ▼ -4.94% XRP $1.0435 ▼ -5.35% SOL $82.1700 ▼ -5.35%
S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,040 ▼0.67 % NASDAQ 24,993 ▼1.03 % NAFTA 86.04 ▼0.93 % ARI 4,045 ▼1.69 % S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,040 ▼0.67 % NASDAQ 24,993 ▼1.03 % NAFTA 86.04 ▼0.93 % ARI 4,045 ▼1.69 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pezullon nga detyra dy prokurorët e arrestuar

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra dy prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota. Vendimi i KLP vjen pasi dy prokurorët kanë masë sigurie nga Gjykata e Posaçme.

Karriqi ndodhen në masën ‘arrest me burg’, pasi u arrestua me urdhër të SPAK për korrupsion. Ndërsa Sota është në masën ‘arrest në shtëpi’, në kuadër të operacionit ‘Shpirti’ në bashkëpunim me autoritete italiane.

‘Me 10 vota pro në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi, KLP pezullon nga detyra  prokurorët Edmond Karriqi dhe Maksim Sota për shkak të masës së sigurisë personale ‘arrest me burg’, respektivisht ‘arrest në shtëpi’, vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Njoftimi i KLP-së

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit,’ thuhet në njoftimin e KLP.  

Për shkak të pezullimit nga detyra të prokurorit Edmond Karriqi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, i caktuar përkohësisht si Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, Këshilli vendosi transferimin përkohësisht, me pëlqimin e tij, të z. Xhevahir Lita, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, i cili do të ushtrojë detyrën si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Kukës, përkohësisht  nga data 05.07.2021 – 04.01.2022.

Gjithashtu, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi me votë unanime, që prokurori Xhevahir Lita të caktohet përkohësisht të ushtrojë edhe funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për një afat tremujor, nga data 05.07.2021 – 04.10.2021, pasi ai i plotëson kushtet e përcaktuara në ligj dhe në Rregulloren përkatëse të Këshillit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhje

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.