☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,493 ▼0.75%
DOW 52,040 ▼0.67%
NASDAQ 24,993 ▼1.03%
NAFTA 86.04 ▼0.93%
ARI 4,045 ▼1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,255 ▼ -2.24% ETH $2,024 ▼ -4.94% XRP $1.0435 ▼ -5.35% SOL $82.1700 ▼ -5.35%
S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,040 ▼0.67 % NASDAQ 24,993 ▼1.03 % NAFTA 86.04 ▼0.93 % ARI 4,045 ▼1.69 % S&P 500 7,493 ▼0.75 % DOW 52,040 ▼0.67 % NASDAQ 24,993 ▼1.03 % NAFTA 86.04 ▼0.93 % ARI 4,045 ▼1.69 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Politika

Projektbuxheti i vitit 2027 në seancë dëgjimore, institucionet e drejtësisë paraqesin nevojat financiare para Komisionit për Nismat Qytetare

Nën drejtimin e kryetarit Fatmir Xhafaj, Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale zhvilloi pesë seanca dëgjimore me drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura të sistemit të drejtësisë, me fokus shqyrtimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2027” dhe zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit. Të pranishëm gjatë diskutimeve ishin përfaqësues nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), Prokuroria e Posaçme (SPAK), Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Prokuroria e Përgjithshme, si dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Vilma Çausholli.

Dëgjesa e parë u hap me Sekretaren e Përgjithshme të ILD-së, Dëshira Pasko, e cila paraqiti shkallën e realizimit të buxhetit aktual dhe argumentoi nevojën për mbështetje shtesë financiare. Pasko kërkoi alokime shtesë për zërat e shpenzimeve korrente për paga në zbatim të ligjit 95/2026, shpenzimet operative, mirëmbajtjen e sistemit IT, si dhe “financimin e Sistemit të Menaxhimit të Çështjeve dhe Dokumenteve në ILD”.

Në dëgjesën e dytë, prokurori i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Alfred Shehu, sqaroi se fondet e akorduara nga Ministria e Financave mbulojnë nevojat institucionale për vitin 2027, duke i shfrytëzuar burimet për shpenzime pagash, transferta korrente dhe kosto operative pa paraqitur kërkesa shtesë. Shehu konfirmoi se “buxheti i akorduar nga Ministria e Financave i përgjigjet nevojave institucionale”.

Nga ana tjetër, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, ngriti shqetësimin për uljen e fondeve të alokuara për sistemin gjyqësor. Ndër të tjera, Rusi u shpreh se “buxheti i KLGJ-së për vitin 2027 është 1.1% më i ulët se ai i miratuar për vitin 2026 dhe se institucioni ka marrë 37% më pak fonde nga sa kishte kërkuar”, duke theksuar se kjo reduktim cenon direkt disa prioritete kyçe, përfshirë “sigurinë në gjykata, numrin e punonjësve dhe kostot operative”.

Lidhur me nevojat e trupës së prokurorëve, Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, paraqiti kërkesa për rritje fondesh në shpenzimet operative, mirëmbajtjen e mjeteve logjistike dhe “krijimin e një sistemi të brendshëm digjitalizimi”.

Ndërsa Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Arqilea Koça, risolli në vëmendje problematikën e infrastrukturës fizike, duke nënvizuar mungesën e ambienteve të punës për prokuroritë e rretheve Sarandë, Fier, Durrës dhe Tiranë, ku “nëse bashkitë përkatëse do të miratojnë sheshet e ndërtimit do të kërkohet mbështetje buxhetore për ndërtimin e ambienteve të reja”.

Në përmbyllje të seancave, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, bëri me dije se të gjitha kërkesat e parashtruara nga institucionet e drejtësisë do të rakordohen me Ministrinë e Financave me qëllim shqyrtimin e mundësive për rialokim fondesh brenda tavaneve të përgjithshme buxhetore.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.