☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,558 ▼2.1%
DOW 51,773 ▼1.09%
NASDAQ 25,298 ▼3.38%
NAFTA 104.54 ▲2.49%
ARI 3,891 ▼3.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,122 ▼ -4.57% ETH $2,244 ▼ -4.09% XRP $1.2415 ▼ -4.01% SOL $94.4400 ▼ -6.56%
S&P 500 7,558 ▼2.1 % DOW 51,773 ▼1.09 % NASDAQ 25,298 ▼3.38 % NAFTA 104.54 ▲2.49 % ARI 3,891 ▼3.48 % S&P 500 7,558 ▼2.1 % DOW 51,773 ▼1.09 % NASDAQ 25,298 ▼3.38 % NAFTA 104.54 ▲2.49 % ARI 3,891 ▼3.48 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Këshilli Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve, Rama: Jemi bërë dëshmitarë të justifikimit të dhunës, shqetësuese përfshirja e të miturve në protesta

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar hartimin e një plani të përbashkët veprimi me Shoqërinë Civile dhe institucionet partnere ndërkombëtare për të parandaluar përfshirjen e të miturve në akte dhune. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, duke iu referuar potestave të dhunshme, kreu i qeverisë e cilësoi shqetësuese relativizimin dhe justifikimin e dhunës në një pjesë të shoqërisë, si dhe mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar fenomeni në hapësirën mediatike.

Rama kritikoi atë që e konsideroi si një qasje keqinformuese ndaj Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se personat që kanë ushtruar dhunë ndaj institucioneve, shkollave dhe të drejtave të qytetarëve nuk duhet të paraqiten si pjesë e një përpjekjeje të admirueshme për ndryshim.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga kryeministri ishte pjesëmarrja e konsiderueshme e të miturve në situatat e dhunshme. Ai nënvizoi se këta të fundit duhet të trajtohen fillimisht si fëmijë që kanë nevojë për ndihmë dhe jo vetëm si individë që duhen ndëshkuar.

“Këtë moment kaq delikat, ky këshillë merr një rëndësi të veçantë si tryezë ku këndvështrimet e të gjithëve na ndihmojë të ndërtojmë një qasje që duhet t’i përshtatet mësimeve të këtij momenti. Besoj se ndajmë opinionin se jemi bërë dëshmitarë të një panorame shqetësuese të qasjes së një pjesë së shoqërisë ndaj një tabuje që është tabu për të gjitha demokracitë që është dhuna. Kemi parë sesi dhuna është relativizuar, justifikuar.

Kemi parë sesi dhuna ka marrë një drejtim tërësisht keqinformues dhe keqedukues, duke u kthyer në një stigmë të policisë së shtetit, ndërkohë që të gjithë dhunuesit e institucioneve, shkollave, lirisë dhe të drejtave të gjithkujt për të patur një mendim ndryshe, për të qëndruar në mësim, kanë marrë një imunitet mediatik si përçues të një përpjekjeje të admirueshme për të përmbysur një sistem. Ajo që ka qenë një tjetër befasi shqetësuese ka qenë pjesëmarrja domethënëse në numër dhe tejet shqetësues enë formë e shumë të miturve. Përpara se t’i konsiderojmë fajtorë, duhet t’i konsiderojmë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë dhe të mendojmë sesi duhen neutralizuar burimet prej ku ata ushqehen me frymën dhe joshjen e dhunës”, tha Rama.

Sipas tij, institucionet duhet të fokusohen edhe te familjet e të miturve, duke identifikuar mënyrat se si mund të mbështeten ato për të parandaluar përsëritjen e sjelljeve të dhunshme.

Kryeministri bëri të ditur se qeveria ka shqyrtuar praktikat e vendeve si Franca dhe Italia, ku fenomeni i dhunës nga të miturit ka qenë gjithashtu i pranishëm. Në këtë kontekst, ai mbështeti vendosjen e përgjegjësisë administrative dhe financiare për familjet lidhur me dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre.

Megjithatë, Rama theksoi se ndëshkimi nuk mund të jetë fundi i ndërhyrjes së shtetit kur bëhet fjalë për të miturit.

“Përpara sesa të shpjegojmë dhe të gjejmë se kush i keqpërdori, duhet të gjejmë sesi familjet e tyre duhen ndihmuar në përpjekjen për t’i kthyer në një sens bashkëjetese për të tjerët. Kemi ndjekur me vëmendje se çfarë ka bërë bota demokratike për këtë fenomen, Franca, Italia, ku dhuna e të miturve ka qenë jashtëzakonisht prezentë. Edhe ne nuk mund të mos adoptonim në qasjen tonë një penalizmi të familjeve në aspektin administrativ dhe financiar për dëmet që shkaktojnë fëmijët e tyre, por dua të nënvizoj që nëse për një të rritur dënimi i merituar dhe izolimi sipas ligjit e përfundon misionin e shtetit në raport me sigurinë, për një të mitur, thjesht dhe vetëm e vendos në tryezë që misioni nis aty. Tjetra që duam të kuptojmë është çfarë duhet ët zgjerojmë dhe si mund të zgjerojmë në aspektin e mbështetjes së familjeve, duke filluar nga ato më në nevojë. Kemi një subvencionim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat që rrisin fëmijë të mitur dhe janë kryefamiljare, por nuk mjafton”, theksoi Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.