☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,540 ▼2.34%
DOW 51,624 ▼1.37%
NASDAQ 25,235 ▼3.63%
NAFTA 104.01 ▲1.97%
ARI 3,888 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,546 ▼ -5.32% ETH $2,230 ▼ -4.27% XRP $1.2390 ▼ -3.54% SOL $94.1900 ▼ -6.28%
S&P 500 7,540 ▼2.34 % DOW 51,624 ▼1.37 % NASDAQ 25,235 ▼3.63 % NAFTA 104.01 ▲1.97 % ARI 3,888 ▼3.57 % S&P 500 7,540 ▼2.34 % DOW 51,624 ▼1.37 % NASDAQ 25,235 ▼3.63 % NAFTA 104.01 ▲1.97 % ARI 3,888 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BE: E gatshme për bisedime paqeje me Rusinë, pret gatishmërinë e Moskës

BRUKSEL, 30 tetor /ATSH -AA/- Bashkimi Evropian është i gatshëm të angazhohet në negociata paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe prej kohësh është duke u përgatitur për një mundësi të tillë, deklaroi të premten një zëdhënëse e bllokut evropian.

“Jemi të përgatitur dhe prej kohësh jemi duke u përgatitur, ndërsa presim vetëm momentin kur Rusia do të jetë vërtet e gatshme të angazhohet në diskutime serioze dhe në kushte konkrete për t’i dhënë fund kësaj lufte”, u tha gazetarëve në Bruksel zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho.

Deklarata erdhi në përgjigje të një pyetjeje nëse Komisioni Evropian po përgatitet për një fazë të mundshme të ardhshme të negociatave dhe nëse është i gatshëm të dërgojë përfaqësues për të marrë pjesë në bisedimet për përfundimin e luftës, e cila filloi në shkurt të vitit 2022.

Deklarata e saj vjen pas telefonatave të fundit mes liderëve të Finlandës dhe Norvegjisë dhe presidentit rus Vladimir Putin, të cilat kanë rikthyer vëmendjen te përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.