☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,595 ▼ -1.61% ETH $2,214 ▼ -0.96% XRP $1.3275 ▼ -1.4% SOL $82.2900 ▼ -2.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Këshilli miraton kërkesën e dytë për arrestimin e Mark Frrokut

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve miratoi të martën me konsensus kërkesën e dytë të Prokurorisë që kërkon autorizimin e Parlamentit për arrestimin e deputetit Mark Frroku, pasi dyshohet se është i përfshirë në një vrasje të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.

keshilli-i-mandatevePër rreth 1 orë e 30 minuta anëtarët e Këshillit, në një seancë të hapur për mediat, dëgjuan palën mbrojtëse të deputetit Frroku dhe përfaqësuesit e Prokurorisë lidhur me kërkesën e organit të akuzës, që kërkon lejen e parlamentit për arrestimin e tij.

Në fillim të diskutimit të çëshjes, e mori fjalën deputeti kristiandemokrat, i cili mohoi të ketë kryer një vrasje apo të ketë marrë pjesë në diçka të tillë. Për këtë, ai u shpreh i gatshëm që të përgjigjet para organeve të drejtësisë.

Avokatët e tij, deklaruan para Këshillit se më 22 shkurt, Mark Frroku është kthyer nga Amerika dhe më pas ka udhëtuar në vendet e zonës Shengen dhe ndaj tij nuk ka pasur probleme. Mbrojtësit ligjorë të deputetit avokatë përmes parashtrimit të argumenteve kërkuan rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë, e cila sipas tyre nuk shoqërohet me asnjë provë të vetme.

Nga ana e tyre, zyrtarët e Prokurorisë u shprehën të rezervuar në shpjegimet e kërkuara nga anëtarët e Këshillit, pasi sipas tyre, informacioni që disponojnë është konfidencial dhe gjithçka është e sqaruar në relacionin që shoqëron kërkesën e organit të akuzës.

Përfaqësuesit e opozitës në Këshill u shprehën në mbështetje të kërkesës së prokurorisë dhe të çdo kërkese tjetër që vjen në Kuvend për çështje të tilla.

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet u mblodh mesditën e së martës për të zhvilluar një seancë degjimore me deputetin Mark Frroku. Kjo pas kërkesës së Prokurorisë, e cila kërkon leje nga parlamenti për arrestimin e tij, pasi dyshohet se është i përfshirë në krime jashtë vendit.

Deputeti i qarkut Shkodër aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie” pasi akuzohet nga prokuroria “për dëshmi të rreme” lidhur me çështjen “Doshi”. Në këto kushte, Kuvendi i ka kërkuar organit të akuzës që ta lejojë Frrokun të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Autoritetet e drejtësisë belge kërkojnë arrestimin e Mark Frrokut, pasi figuron si i dënuar atje me 10 vjet burg nën akuzën për vrasje. Kjo është e dyta herë që prokuroria i kërkon leje parlamentit për arrestimin e Frrokut. Të enjten, Kuvendi miratoi kërkesën e parë për arrestimin e tij lidhur me çështjen ‘Doshi’. Për të njëjtën çështje, Gjykata e Lartë vendosi të shtunën të lërë në arrest shtëpie Frrokun. I njëjti vendim u mor dhe ndaj deputetit Tom Doshi. Të dy deputetët akuzohen nga drejtësia për dëshmi të rreme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.