☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,488 ▼ -1.74% ETH $2,211 ▼ -1.28% XRP $1.3275 ▼ -1.59% SOL $82.1800 ▼ -2.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Këto janë kushtet e Listës Serbe për Ushtrinë e Kosovës!

Dy drejtuesit e koalicionit qeveritar, Isa Mustafa e Hashim Thaçi duket se po kanë probleme të vazhdueshme. Pas dështimit që u ndodhi para disa javësh për kalimin e amendamentit kushtetues, i cili do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale, dyshja Thaçi-Mustafa sot dështuan që të procedojnë në Kuvend amendamentet kushtetuese për themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Kryesia e Kuvendit, sot kishte hequr nga rendi i ditës pikën për ndryshimet kushtetuese, që do t’i hapnin rrugë formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Burime të gazetës Blic të afërt me dyshen Thaçi- Mustafa, kanë thënë se Lista Serbe ua ka bërë të qartë se ata nuk do ta votojnë këtë amendament kushtetues, përmes të cilit do të formohej FAK.

“Drejtuesit e Listës Serbe janë shumë të qartë në kushtet e tyre. Ata nuk do ta votojnë shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura pa u plotësuar katër kushtet e vëna në fillim të krijimit të këtij koalicioni”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, dihet që për t’u miratuar një ndryshim kushtetues nevojiten 2/3 e dyfishta, pra 2/3 e të gjithë deputetëve dhe 2/3 e votave të vendeve të garantuara. Pra, i bie që pa votat e serbëve, nuk do të mund të formohet Ushtria e Kosovës.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, Lista Serbe nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga katër kërkesat e saja, për të cilat kishte raportuar Gazeta në kohën kur kjo listë kushtëzonte hyrjen në Qeveri.

Ato kushte janë:

  1. Emërimi i zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës nga radhët e pakicës serbe,
  2. Zëvendëskomandantit të FSK-së po nga radhët e serbëve,
  3. Ndërprerja e privatizimeve në komunat serbe, përfshirë këtu Brezovicën dhe Trepçën si dhe
  4. Krijimi i Asosiacionit të Komunave të kësaj pakice.

Sipas këtij burimi, pa plotësimin e këtyre kushteve, Qeveria e Kosovës duhet të harroj Ushtrinë e Kosovës.

Me vendimin e sotëm të Kryesisë së Kuvendit, ishte ndarë e pakënaqur opozita.

“Nuk u pajtova me vendimin e mazhorancës që t’i tërheq nga pika e rendit të ditës ndryshimet kushtetuese për themelimin e FAK-ut. Kjo nuk u fut në rendin e ditës dhe unë mendoj se ky ckapërcim është i qëllimshëm. Kjo është një çështje e qëllimshme nga autoritet e tanishme qeverisëse në Kosovë. Kjo pikë do të duhej të shqyrtohej në rendin e ditës së seancës të ditës së enjtes”, ka thënë kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca pas përfundimit të kryesisë.

Kurse, kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se kanë kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës amendamentet kushtetuese.

“Ne duhet të informojmë drejt opinionin. Ne kemi kërkuar që ligji që parasheh amendamentet kushtetuese të FSK të hiqet nga rendi i ditës. Për votimin e ligjit për FSK-në, pasi që për ndryshimet kushtetuese nevojitet votim i dyfishtë edhe nga minoritetet”, ka thënë Grabovci.

Ai ka shtuar se shndërrimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Është duke u punuar me ngulm për sjelljen në Kuvend të amendamentet që i hapin rrugë themelimit të FAK-ut”, ka thënë në fund Grabovci.

Mediet ndërkohë kanë raportuar se koalicioni është duke bërë përpjekje që të fus në një pako amendamentet kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale dhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

1 Koment

  • ALBANO 20 July 2015, 12:40

    MOS JA VARNI  KETYRE NE SERBI  .... JANE  DEBILA .... AKOMA NUK E KANE KUPTUAR SE KOSOVA E FITOI LIRINE ME GJAK ....NUK KANE NEVOJE PER IDETE E  DISA  SKIZOFRENEVE .....MJAF ...CBEN QEVERIA E KOSOVES ...APO JANE TE SHITUR TEK SERBET  ...SHQIPTARET DUHET TE BEJNE  VEMENDJE ME QEVERITARET ...SE E SHESIN B      .....PER 5 LEKE .

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.