roze

Kevin Costner: Luaj filma që të mos harrohem

“Shpresoj që të lë një gjurmë tek ata që shohin filmat e mi, një kujtim që të zgjasë përjetë”. Aktori Kevin Costner tregohet i sinqertë dhe i frymëzuar teksa merr pjesë në promovimin e filmit “Criminal”, thrilleri që sapo ka dalë në kinematë botërore.

Costner interpreton një personazh negativ, madje shumë negativ. Jerico Stewart, një i dënuar në një burg të sigurisë së lartë, të cilit i injektohen në tru kujtimet e një agjenti të CIA-s, Bill Pope (Ryan Reynolds), që në momentin e vdekjes mori me vete informacione të rëndësishme për të shpëtuar botën nga një sulm terrorist.

“Është një personazh që do të mbetet në kujtesën e publikut. Nuk besoj se do të harrohet lehtë”, thotë Costner, që janarin që kaloi mbushi 61 vjeç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button