KfW 9,8 milionë euro për rehabilitimin e infrastrukturës rurale
Komisionet e Kuvendit miratuan kete jave marrëveshjen midis Qeverisë Shqiptare dhe KfW Frankfurt am Maini, për fondet IPA, duke i hapur rrugë financimit të projekteve për furnizimin me ujë të zonave rurale.
Bëhet fjalë për projektligjin për “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, “Marrësi”, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim, “Agjencia zbatuese e projektit”, dhe KfW Frankfurt am Main, “KfW”, për fondet IPA të Bashkimit Evropian për furnizimin me ujë të zonave rurale III”.
Benet Beci drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, thote se, ky projekt, i cili vjen në fazën e tij të tretë, ka si objektiv rehabilitimin, rindërtimin ose ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë në zonat rurale dhe, nëse paraqitet nevoja, marrjen e masave urgjente plotësuese ndaj ndotjes së ujit. Qëllimi i projektit është përdorimi i skemave të ujësjellësve të rehabilituar ose ndërtuar, për të kontribuar në përmirësimin e furnizimit të popullsisë me ujë të pijshëm dhe me tarifa të pranueshme e që mbulojnë kostot e furnizimit në zonat e projektit, i cili do të shtrihet në të gjithë vendin dhe do të fokusohet kryesisht në sistemet e ujësjellësve me rënie të lirë, në fshatrat ruralë me numër të lartë popullsie të qëndrueshme. Beci u shpreh se programi i ujësjellësve ruralë është një fazë e avancuar e një programi të filluar më parë në formën pilot i lokalizuar në disa të specifikuara në Shqipëri.
Ky program vjen sot si një paketë më e plotë financimi për investimin në zonat rurale në të gjithë Shqipërinë. Paketa e financimit parashikon të furnizojë me ujë për 24 orë 70 skema ujësjellësish dhe nëpërmjet këtij projekti që do të zgjasë rreth 5 vjet do të furnizojmë me ujë në total rreth 75 mijë banorë.