☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,641 ▼0.29%
DOW 52,327 ▼1.02%
NASDAQ 26,027 ▲0.07%
NAFTA 102.43 ▲2.98%
ARI 4,020 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,702 ▲ +0.75% ETH $2,407 ▲ +1.43% XRP $1.3100 ▼ -0.31% SOL $104.6600 ▲ +1.01%
S&P 500 7,641 ▼0.29 % DOW 52,327 ▼1.02 % NASDAQ 26,027 ▲0.07 % NAFTA 102.43 ▲2.98 % ARI 4,020 ▼1.01 % S&P 500 7,641 ▼0.29 % DOW 52,327 ▼1.02 % NASDAQ 26,027 ▲0.07 % NAFTA 102.43 ▲2.98 % ARI 4,020 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Bota

KIEV – Beskrestnov: Kufizimet e “Starlink” mbeten në fuqi, pavarësisht deklaratave të Trumpit

KIEV, 23 tetor /ATSH-DPA/ – Ushtria ukrainase deklaroi se kufizimet në shërbimin e internetit satelitor “Starlink” vazhdojnë të jenë në fuqi, pavarësisht njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump se ato janë hequr.

Sipas medieve ukrainase, burime në Ministrinë e Mbrojtjes konfirmuan se nuk ka ende prova që kufizimet e vendosura ndaj shërbimit janë përfunduar.

Këshilltari i presidentit ukrainas, Serhiy Beskrestnov, tha se, megjithëse në disa raste lidhja me “Starlink” është përmirësuar, kjo mund të jetë rezultat i algoritmeve të kompanisë “SpaceX”.

“Për momentin, nuk mund të konstatojmë se kufizimet ndaj Starlink janë hequr”, shkroi Beskrestnov në Facebook.

Problemet me lidhjen satelitore kanë prekur që prej javës së kaluar dronët ukrainas që lëvizin me shpejtësi mbi 160 kilometra në orë.

Këto kufizime ndikojnë si te dronët që përdoren për të interceptuar dronët rusë me motor reaktiv, ashtu edhe te ata që Ukraina përdor për sulme ndaj objektivave ruse.

Presidenti Trump deklaroi dje se Elon Musk, themeluesi i “SpaceX”, kishte hequr kufizimet.

Megjithatë, Musk dhe administrata amerikane kanë dhënë shpjegime të ndryshme lidhur me masat e vendosura ndaj shërbimit satelitor.

Zhvillimet vijnë në një moment kur Uashingtoni po ushtron presion politik ndaj Ukrainës për të bërë lëshime ndaj Rusisë, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse kufizimet teknike të “Starlink” do të hiqen plotësisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.