Bota

KIEV – Ukraina kritika NATO-s për mospërshpejtimin e anëtarësimit të saj

Ukraina kritikoi sot NATO se nuk ka bërë asgjë për të përshpejtuar anëtarësimin e saj, pavarësisht tensioneve të larta me Rusinë.

Gjatë një konference të përbashkët shtypi me Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE), Helga Schmid, kreu i diplomacisë ukrainase Dmytro Kouleba siguroi se vendi i tij ishte mirënjohës ndaj Aleancës Atlantike për “derën e hapur ndaj ish-republikave sovjetike”.

“Por asnjë masë e vetme nuk është marrë për të zbatuar këtë vendim”, tha ai, ndërsa Ukraina shprehu dëshirën e saj për t’u bashkuar me NATO në 2008.

Në prill, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi NATO-s të përshpejtonte procesin e pranimit të vendit të tij, sipas tij mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës ndërmjet forcave të Kievit dhe separatistëve prorusë që nga viti 2014 në Ukrainën lindore.

Megjithatë, vendet anëtare të NATO-s ngurrojnë ta pranojnë Ukrainën në mesin e tyre, anëtarësimi i së cilës do të perceptohej nga Rusia si një kërcënim serioz në kufijtë e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button