☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 98.22 ▼0.81%
ARI 4,198 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,744 ▲ +0.5% ETH $2,392 ▼ -0.04% XRP $1.2975 ▲ +0.46% SOL $103.7600 ▲ +0.65%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.22 ▼0.81 % ARI 4,198 ▲0.39 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 98.22 ▼0.81 % ARI 4,198 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
19 Tet 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky kritikon marrëveshjen Trump-Putin për naftën ruse: Është investim në luftë

KIEV, 10 tetor /ATSH-Ukrinform/- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kritikuar ashpër marrëveshjen mes SHBA-së dhe Rusisë për lehtësimin e kufizimeve ndaj shitjes së naftës (diesel) ruse.

Ai paralajmëroi se kjo marrëveshje do t’i sillte Rusisë para për të financuar luftën kundër Ukrainës.

“Lejimi i Rusisë të shesë produkte të naftës është një investim në luftë, e cila duhet të përfundojë, jo të zgjatet”, shkroi Zelensky dje në mbrëmje në platformën “Telegram”.

Ai paralajmëroi se Moska mund t’u përgjigjet këtyre zhvillimeve me sulme të tjera dhe akte të rënda dhune.

Zelensky përsëriti se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia pranon të ndalojë sulmet ndaj objekteve dhe infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Rafineritë janë impiante industriale ku nafta e papërpunuar përpunohet dhe shndërrohet në karburante, si benzina dhe nafta (diesel).

“Ne po i propozojmë pikërisht një marrëveshje të tillë SHBA-së dhe besojmë se fuqia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e mjaftueshme për të arritur këtë kompromis”, shkroi presidenti ukrainas.

Ai e cilësoi çdo lehtësim të sanksioneve kundër Rusisë, si një shenjë të dobësisë së dukshme.

Sipas tij, një vendim i tillë do të bënte që Moska ta merrte edhe më pak seriozisht Uashingtonin.

Më herët, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin, sipas së cilës Rusia do të furnizojë tregjet amerikane dhe ato ndërkombëtare me qindra mijëra tonë naftë (diesel).

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, SHBA-ja do të pezullojë përkohësisht kufizimet për blerjen e produkteve të naftës nga Rusia deri në prill të vitit 2027.

Analistët e tregut të energjisë theksuan se sasitë e naftës, të njoftuara nga Trump përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të kërkesës botërore për këtë karburant.

Për këtë arsye, sipas tyre, marrëveshja nuk ka gjasa të sjellë një ulje të ndjeshme të çmimeve.

Çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në mbarë botën si pasojë e luftës së SHBA-së me Iranin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.