KIEV – Zelensky përkujton 85-vjetorin e masakrës së hebrenjve
KIEV, 29 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përkujtoi sot dhjetëra mijëra hebrenj të vrarë nga forcat pushtuese gjermane në Kiev, në 85-vjetorin e masakrës së Babyn Yar.
Zelensky mori pjesë në një ceremoni përkujtimore së bashku me përfaqësues të qeverisë ukrainase dhe diplomatë të huaj.
Ai tha se kjo tragjedi kujton dhimbjen e humbjes së familjarëve dhe njerëzve të afërt, si dhe rëndësinë e jetës njerëzore.
Presidenti ukrainas e lidhi gjithashtu këtë kujtim me luftën, që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës që prej vitit 2022.
Çfarë ndodhi në Babyn Yar?
Babyn Yar është një luginë pranë Kievit, e cila gjatë pushtimit gjerman të Ukrainës në Luftën e Dytë Botërore, u bë një nga vendet kryesore ku u kryen vrasje masive të hebrenjve.
Më 29 dhe 30 shtator 1941, forcat gjermane vranë me armë zjarri 33 771 hebrenj nga Kievi.
Vrasjet vazhduan edhe më pas. Deri në çlirimin e Kievit nga Ushtria e Kuqe në nëntor 1943, në atë luginë ishin vrarë rreth 100 000 njerëz.
Mes viktimave kishte hebrenj, robër lufte, pjesëtarë të rezistencës, romë dhe persona me sëmundje mendore. /



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.