☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,160 ▼ -5.28% ETH $2,238 ▼ -7.45% XRP $1.1978 ▼ -9.13% SOL $90.1200 ▼ -6.93%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

KIEV – Zelensky shënon Ditën e Pavarësisë: Rusia duhet të ulë kokën dhe të vuajë pasojat

KIEV, 24 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sfidoi drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin, në fjalimin e tij me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, duke deklaruar se Rusia duhet të detyrohet të ulet në tryezën e negociatave përmes unitetit të komunitetit ndërkombëtar.

Në një videomesazh rreth 20 minuta të gjatë, Zelensky vlerësoi qëndresën e popullit ukrainas gjatë më shumë se 1640 ditëve të luftës në shkallë të plotë.

Sipas tij, Rusia e ka nënvlerësuar popullin ukrainas, duke u përqendruar te burimet, armët dhe pajisjet ushtarake të Ukrainës, por duke mos llogaritur faktorin më të rëndësishëm, njerëzit që mbrojnë vendin dhe pavarësinë e tij.

Zelensky tha se Ukraina ka arritur rezultate të rëndësishme gjatë luftës, veçanërisht në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes.

Ai përmendi dronët detarë, mjetet robotike, sulmet ndaj logjistikës ruse dhe goditjet me rreze të gjatë ndaj rafinerive të naftës.

Presidenti ukrainas hodhi poshtë sërish kërkesën e Rusisë që Ukraina të heqë dorë nga rajoni i Donetskut, duke argumentuar se askush nuk beson se një lëshim i tillë do t’i jepte fund luftës.

“Ne nuk u besojmë atyre”, tha Zelensky, duke shtuar se Ukraina nuk është më një viktimë, por “një luftëtare”.

Zelensky i bëri gjithashtu thirrje Kinës të mos qëndrojë më neutrale dhe të përdorë ndikimin e saj për të kundërshtuar kërcënimet e diktatorëve dhe luftërat.

Ai vlerësoi edhe qasjen e SHBA-së nën drejtimin e presidentit Donald Trump, duke thënë se Uashingtoni tashmë e kupton se Putini nuk dëshiron t’i japë fund luftës.

Në përfundim, Zelensky kërkoi forcimin e presionit ndërkombëtar ndaj Moskës.

“Rusët duhet të sillen në tryezën e negociatave. Duhet të vendosen sanksione që do t’i bëjnë të vuajnë”, tha ai. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.