🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.68 ▲0.83%
ARI 4,780 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,256 ▲ +2.03% ETH $2,197 ▲ +1% XRP $1.3460 ▲ +0.98% SOL $83.3800 ▲ +1.51%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.68 ▲0.83 % ARI 4,780 ▼0.78 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.68 ▲0.83 % ARI 4,780 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kendi i Kikos

Kiko lutet për mos ndërprerjen e financimeve për Shqipërinë

Nga Lutfi Dervishi

Kiko i shqetësuar tej mase nga lajmet që mori nga Kuvendi dhe media për ndërprerjen e financimeve të Komisionit Europian për bujqësinë, e kaloi natën duke shkruar një lutje për të kontribuar sadopak në debatin e ditës.

I trembur se pasojat do t’i vuanin në radhë të parë majmunët, Kiko u angazhua personalisht për të shpërndarë lutjen te çdo çadër plazhi dhe çdo fermer i zonës

Dekalogu i lutjeve të një nate vere:

1-O Zot i plotfuqishëm, bëje që nga fondet e IPARD II, asnjë cent të mos ketë shkuar te biznesmenë të dënuar, të skeduar, të kërkuar në vendet e BE për vrasje, kokainë apo prostitucion, bëje që asnjë projekt të mos jetë kopsitur në zyrat e AZHBR!

2-O Hyjni, bëje që asnjë cent të jetë harxhuar në projekte fiktive që ekzistojnë vetëm në letra apo në D3.

3-O i Madhërishëm të përgjërohem që asnjë cent të mos jetë devijuar në projekte që nuk kanë lidhje me zhvillimin rural.

4-O i Gjithpushtetshëm bëj që asnjë cent të ketë shkuar te familjaret e zyrtarëve e politikanëve, te besnikët e partisë dhe të qeverisë dhe te patronazhistët.

5-O Mbret i qiellit dhe i tokës bëje të mundur që asnjë cent të mos jetë derdhur si përqindje komisioni për fitimin e projekteve.

6-O Ati ynë edhe nëse kanë marrë ndonjë cent padashje, trego mëshirë, trajtoji si prapësira fëmijësh që kanë nevojë për riedukim pedagogjik.

7-O Mëshirëplot zbutja zemrën OLAF-it se shpërndarësit e fondeve të IPARD II këtu janë gjini e pashkollë dhe kanë nevojë për trajnim.

😯 Mëshirëmadh, ëmbëlsoja shpirtin Zyrës Europiane të Prokurorisë Publike që ta kursejë Shqipërinë këtë herë. Ndalja dorën Komisionit Europian dhe mos ndërprisni financimin e IPARD III.

9-O Perëndi e diellit dhe e Hënës, ndriçoja rrugën SPAK-ut që të mos kapë ndonjë hajdut të vockël në errësirë.

10-O Zot i Madh, bëje që vjedhja e prezumuar e parave te taksapaguesve europianë të jetë vetëm e thjesht ëndërr e keqe e një nate të nxehtë vere!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.