🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.63 ▲0.78%
ARI 4,785 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,247 ▲ +1.81% ETH $2,197 ▲ +0.81% XRP $1.3463 ▲ +0.85% SOL $83.3700 ▲ +1.35%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.63 ▲0.78 % ARI 4,785 ▼0.69 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.63 ▲0.78 % ARI 4,785 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kendi i Kikos

Kiko mendon se ka filluar lufta botërore

Nga Lutfi Dervishi

Në këto ditë të nxehta vere ku vatrat e zjarrit shkretojnë çfarë i del përpara, Kiko nxitoi të shkonte në frontin e betejës për të dhënë dhe ai kontributin e tij në mposhtjen e flakëve.

Po të mos jenë gjithë këto pyje orbitale keq do ta kishin shqiptarët në këtë vapë- mendoi Kiko

Po, kur pa zjarrëfikësit që pos silleshin rrotull zjarrit me fshesa dhe shkopinj Kiko mendoi se bëhej fjalë për ndonjë shfaqje baleti. “Zjarri dhe shkopinjtë”, por kur u afrua dhe pa më nga afër zjarrëfikës të djersitur që luftonin me shkopinj e me gurë, Kiko mendoi më të keqen.
-Mos ka nisur Lufta Botërore? Lufta e I Botërore ka nisur në Ballkan, Lufta e II në Europë, e Treta gati në Ukrainë dhe e katërta këtu në Shqipëri…
“Nuk e di çfarë armësh do të përdoren në Luftën e 3-të Botëror, por jam i sigurtë se katërta do të luftohet me shkopinj dhe gurë”, kjo thënie Ajnshtajnit e drodhi Kikon.
Po t’i ç’kërkon këtu a i vrarë- e pyeti një zjarrëfikës nga Vlora
Po ju çfarë bëni me këto shkopinj dhe gurë- ia ktheu Kiko.
-Jemi në krye të detyrës.
– Cila është detyra që keni ju?- pyeti Kiko pa e menduar se përgjigja do ta trondiste më shumë se zjarri që kishte përballë.
-Nuk i ke sytë në ballë, po yshtim flakët që të largohen nga vatrat tona amëtare. Kemi marrë detyrë që t’i shtyjmë deri në ujërat ndërkombëtare të Adriatikut dhe Jonit.
Po pse shtyhen flakët vetëm me shkopinj apo po bëni magji? – pyeti Kiko ndërsa po fshinte disa bulëza djerse në ballë.
Nuk sheh a i vrarë që kemi me vete fjalën e fundit të teknologjisë, kemi gurë, hunj, shkopinj, purteka, thupra, shqopa…
Më kërkojnë këto miqtë e mi policë një emër të koduar për këtë operacion- u përpoq të ndërronte bisedën Kiko.
Zdapi 1- u përgjigj zjarrëfikësi vlonjat dhe u largua duke sharë Kikon nga motra.
Nuk kam motër- mërmëriti Kiko, unë e dija se në këtë vend e ka marrë ferra uratën, por e paskam qenë gabim; uratën këtu e paska marrë edhe flaka!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.