roze

Kim: Ja çfarë do të bëja nëse nuk do të isha e famshme

Në një intervistë të dhënë se fundmi, Kim Kardashian është shprehur se nëse nuk do të ishte e famshme do të ishte bërë një hetuese private.

Teksa ka pozuar për kopertinën e revistës “Vogue Australia” për herë të dytë, nëna e dy fëmijëve është shprehur se si e imagjinonte jetën e saj nëse nuk do të ishte një personazh publik.

“Do isha një hetuese private dhe do bëja një jetë normale”, ka shpjeguar Kim, e cila ka përfunduar vetëm gjimnazin, duke mos ndjekur universitetin ashtu si edhe  motra dhe vëllai i saj, Kourtney dhe Rob.

E pyetur për personat që e frymëzojnë atë, ajo është shprehur: “Është nëna ime ajo që më frymëzon. Dëshiroj të jetoj si ajo, të punoj, të kem shumë fëmijë dhe të kujdesem për të gjithë ata, siç bën edhe ajo”.

Por Kim nuk ka harruar pa përmendur edhe babanë e saj, Robert Kardashian, për të cilin shprehet se është heroi i saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button