roze
Kim Kardashian flet shqip
Kim Kardashian ka filluar të mësojë shqip dhe që tani është e aftë të flasë disa fjalë. Nëse nuk e besoni tani e keni të faktuar me “figurë dhe zë”.
Grimieri personal i Kim Kardashian, Mario Dedivanovic ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku Kim shihet duke folur disa fjalë në gjuhën shqipe.
“Sa bukur, Mario”, thotë Kim, ndërsa shqiptari nga Mali i Zi, Mario, ia kthen: “Marshallah, shumë bukur”.
Mario është një grimier i njohur dhe përpos Kimit, ai grimon edhe shumë personazhe të famshëm të tjerë.