☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.43 ▼0.32%
ARI 4,037 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,261 ▲ +0.13% ETH $2,329 ▲ +0.45% XRP $1.3128 ▲ +1.49% SOL $100.6600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Kina e kishte në duar ta parandalonte luftën në Kosovë, por nuk e bëri”

Ish-ministri i Jashtëm kanadez, Lloyd Axworthy, ka zbuluar se ishte Kina që mund të luante rol qendror në ndalimin e vrasjeve masive gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë vizitës në kosovë, ish-ministri i Jashtëm kanadez, Lloyd Axworthy, në një intervistë për emisionin “Interaktiv” në KTV, njeriu që udhëhoqi diplomacinë kanadeze gjatë luftës në Kosovë, ka thënë se Kina nuk lejoi ardhjen e paqeruajtësve të OKB-së në Kosovë, në vitin 1997.

“Në kohën derisa ne mendonim se çfarë lloj intervenimi na duhet, kishte një forcë paqeruajtëse të OKB-së në rajon, në kufijtë e Maqedonisë. Ishin aty për t’u kujdesur që të mos lejonin njerëzit të kalonin në Maqedoni e Greqi. Ishin 3000 trupa paqeruajtëse të OKB-së në rajon që do të mundë të hynin në Kosovë brenda 6 orësh. Ajo çfarë ndodhi është se ishin kinezët që refuzuan të zgjerojnë mandatin për këtë trupë paqeruajtëse, pasi që ishin hidhëruar me qeverinë maqedonase, pse ata nuk blinin rrobalarëset e tyre, ose diçka të ngjashme. Pra, ishin fuqitë e mëdha që abuzuan me të drejtën e tyre të vetos, dhe mandati i paqëruajtësve të OKB-së nuk u zgjat. Do të ishte shumë e lehtë nëse këta trupa do të hynin brenda në Kosovë, apo në kufijtë e saj. Do të kishte shumë më pak vrasje, e më pak konflikt. Kjo ishte në vitin 1997-98. Këta trupa ishin aty për 2-3 vjet dhe kishin një mandat nga Këshilli i Sigurimit, por për të punuar në kufirin e Maqedonisë, edhe pse ky mandat shumë lehtë mund të zgjerohej. Nuk e di nëse mund të ndalonte luftën, por do të kishte më pak pasoja”, ka thënë Axworthy. Ai ka thënë se Kosova duhet të punojë edhe me Kinën për ta bindur që e meriton një vend në OKB.

Lloyd Axworth, diplomati i karrierës në vitin 1999 i kishte rekomanduar qeverisë së tij në Kanada, që të bëhet pjesë e intervenimit ushtarak kundër Serbisë për të ndaluar vrasjet. Axworthy ka pohuar se Kanadaja ka qenë ndër vendet e para që ka marrë mijëra refugjatë, dhe këtë e kanë bërë përveç qeverisë edhe individët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.