🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,816 ▼0.12%
DOW 47,950 ▼0.49%
NASDAQ 22,878 ▲0.24%
NAFTA 99.19 ▲1.35%
ARI 4,792 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,478 ▲ +0.33% ETH $2,225 ▲ +0.22% XRP $1.3483 ▼ -0.41% SOL $84.3200 ▲ +0.57%
S&P 500 6,816 ▼0.12 % DOW 47,950 ▼0.49 % NASDAQ 22,878 ▲0.24 % NAFTA 99.19 ▲1.35 % ARI 4,792 ▼0.54 % S&P 500 6,816 ▼0.12 % DOW 47,950 ▼0.49 % NASDAQ 22,878 ▲0.24 % NAFTA 99.19 ▲1.35 % ARI 4,792 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Kina kërcënon Trumpin me luftë

Kina ka paralajmëruar se nëse qeveria e re amerikane do t’ua pengojë qasjen në Detin e Kinës Jugore, atëherë “duhet të jenë në gatishmëri për përplasje ushtarake”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kryeartikullin e sotshëm të gazetës zyrtare vendase “Global Times” janë shprehur reagime ndaj deklaratës së ashpër të kandidatit për Sekretar Shteti në administratën e Donald Trump, Rrex Tillerson, i cili kishte theksuar se “Duhet ta pengojmë qasjen e Kinës në Detin e Kinës Jugore”.

Sipas kryeartikullit, Tillerson ka marrë qëndrim të ashpër kundër Kinës në mënyrë që ta fitojë mbështetjen e senatorëve.

“Duke pasur parasysh fuqinë aktuale ushtarake të Kinës, Washingtoni zyrtar në ardhje nuk do të ketë sukses ta pengojë qasjen e Kinës në ishujt që gjenden në Detin e Kinës Jugore, vetëm nëse planifikon luftë të shkallës së lartë”, thuhet në kryeartikull.

Sipas kryeartikullit “Nëse Trump dhe ekipi i tij kanë plane të këtilla pas ardhjes në detyrë, atëherë ata duhet të jenë në gatishmëri ushtarake. Në të kundërtën, kjo lëvizje e tyre do të ishte qesharake”.

Autoritetet kineze paraprakisht kishin reaguar edhe ndaj bisedës direkte telefonike të Donald Trump muajin e kaluar me liderët e Tajvanit, gjë e cila sipas tyre ishte cilësuar në kundërshtim me praktikat diplomatike.

Ndryshe, Pekini zyrtar, i cili përpiqet ta forcojë pozicionin në ujërat e kontestuar duke ndërtuar baza ajrore në ishujt artificialë në Detin e Kinës Jugore, është pjesë e kontestit për sovranitet me shtetet e rajonit, përfshirë Filipinet, Vietnamin, Brunein dhe Malajzinë, për Detin e Kinës Jugore i cili është i pasur me resurse të pasura nëntokësore.

Transporti detar që realizohet përmes këtij rajoni, mundëson një tregti globale vjetore e cila kap vlerën prej afërsisht pesë trilionë dollarësh. Kina pretendon se ka të drejtë mbi 80 përqind të rajonit prej rreth tre milionë kilometrash katrorë në Detin e Kinës Jugore, ndërsa pretendimin në fjalë e mbështet në një hartë të ngelur nga viti 1940.

Nga ana tjetër, vitin e kaluar Filipinet e kishin transferuar kontestin me Kinën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Gjykata në Hagë të Holandës kishte dhënë vendimin se “pretendimet e Kinës mbi Detin e Kinës Jugore janë në kundërshtim me ligjet”.

Menjëherë pas kësaj, Pekini zyrtar kishte deklaruar se nuk e njeh vendimin e gjykatës, ndërkohë që SHBA­të e kishin cilësuar atë si “kontribut i rëndësishëm” për zgjidhjen paqësore të kontestit.

Ndërkohë, administrate Obama dërgonte njësite ushtarake në rajon, duke pohuar se Deti i Kinës Jugore është pjesë e ujërave ndërkombëtarë. Po ashtu, autoritetet amerikane kishin akuzuar Kinën për “militarizim të rajonit duke shkelur kështu ligjet ndërkombëtare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.