Bota

Kina teston avionin më të madh amfib në botë

Kina testoi me sukses avionin më të madhe amfib në botë, ndërkohë që televizioni shtetëror e transmetoi drejtpërdrejt të gjithë ngjarjen.

”Avioni, tip AG600, 37 metra i gjatë dhe me hapje krahësh prej 38,8 metra, është i ngjashëm me një aeroplan, tip Boeing 737”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

Avioni u nis nga aeroporti i Zhuhait, në provincën e Guangdongut, pranë Detit të Kinës Jugore dhe u ul një orë më vonë.

Për realizimin e tij u deshën tetë vite, ndërkohë që u projektua dhe realizua nga kompania shtetërore ”Aviation Industry Corporation of China”.

Ky avion do të përdoret për shuarjen e zjarreve dhe operacionet detare të shpëtimit.

Kina ndodhet në mes të një fushate masive modernizimi të ushtrisë së saj, fushatë e drejtuar nga presidenti Xi Jinping, i cili erdhi në pushtet në vitin 2012.

Mjeti i veçantë fluturues mund të përdoret në operacione zjarrfikëse e ato të shpëtimit në det, por ai ka dhe kapacitet ushtarak, e kështu mund të hyjë në lojë edhe në rast konflikti në rajonin e shumëdiskutuar të Kinës Jugore.

Agjencia shtetërore kineze “Xinhua” e përshkroi si “shpirtin e mbrojtjes së detit, ishujve dhe barrierave koralore të vendit”.

Avioni amfib mund të ngrihet në fluturim si nga toka, ashtu edhe nga deti. U deshën plot 8 vite që të finalizohej prodhimi i “AG600 Kunlong”. Ai mund të ngrejë pesha deri në 53 tonë dhe ka një shtrirje krahësh prej 38.8 metrash.

Deri tani, Kina ka marrë 17 porosi për avionë të këtij lloji. Politika e Pekinit në Detin e Kinës Jugore kundërshtohet ashpër nga një sërë vendesh fqinje dhe një gjykatë e mbështetur nga OKB-ja i hodhi poshtë vitin e kaluar pretendimet kineze për këtë rajon.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button