Bota
Kina, tregtia me vendet “Një brez, një rrugë” mbi 6 trilionë USD
Vëllimi tregtar mes Kinës dhe vendeve përgjatë “Një brez, një rrugë” ka kaluar 6 trilionë dollarë amerikanë në 6 vitet e fundit.
Kina nënshkroi 173 marrëveshje bashkëpunimi me 125 vende si dhe 29 organizata ndërkombëtare për ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”.
Linjat e drejtpërdrejta hekurudhore e lidhin tani Kinën me 50 qytete në 15 vende europiane.
Gjithashtu, Kina ka nënshkruar marrëveshje të këmbimit valutor me 20 vende të nismës.