Bota

KINË: Takim për paqen në Afganistan dhe një korridor ekonomik miliarda dollarësh

Kina, Afganistani dhe Pakistani kanë nisur një takim tripalësh në Pekin, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme afgane.

Ministri i Jashtëm afgan, Salahuddin Rabbani, ministri pakistanez i Jashtëm, Khawaja Asif dhe ministri kinez i Jashtëm, Wang Yi, do të jenë drejtuesit kryesorë të ketij takimi.

”Gjatë takimit tripalësh, do të zhvillohen diskutime mbi çështjen kyçe të sigurisë në Afganistan, si dhe lidhjet dhe bashkëpunimi ekonomik mes tre vendeve”, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Ky takim synon të rrisë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me kërcënimet e kryera nga militantët talebanë dhe ISIS-i dhe uljen e tensioneve në rritje midis Afganistanit dhe Pakistanit.

Afganistani dhe SHBA-ja kanë akuzuar Pakistanin se ka mbështetur militantët talebanë që vazhdojnë të luftojnë kundër qeverisë afgane dhe fuqive ndërkombëtare të pranishme në vendin e shkatërruar nga lufta.

Megjithatë, këto akuza janë mohuar nga Pakistani.

Gjithashtu, tre vendet janë duke planifikuar një korridor ekonomik me vlerë disa miliardë dollarësh.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button