☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,160 ▼ -5.28% ETH $2,238 ▼ -7.45% XRP $1.1978 ▼ -9.13% SOL $90.1200 ▼ -6.93%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

KINEMA – Filmi për Gazën nga regjisorët e “No Other Land” i shtohet programit të festivalit të Venecias

ROMË, 24 gusht /ATSH-DPA/ – Një dokumentar për luftën izraelite në Gaza nga regjisorët e filmit fitues të çmimit Oscar “No Other Land” i është shtuar programit të Festivalit të Filmit në Venecia, vetëm disa ditë para hapjes së konkursit, thanë sot organizatorët.

“NAZA” u drejtua nga regjisorët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dy nga ekipi prej katër personash i regjisorëve pas dokumentarit të vitit 2024 “No Other Land”, për shkatërrimin e komuniteteve palestineze në Bregun Perëndimor.

Filmi i ri për veprimet e ushtrisë izraelite në Gaza do të konkurrojë për Luanin e Artë në Venecia.

“I xhiruar natën në çatitë e Tel Avivit, filmi zbulon në detaje sistemet pas vrasjes masive të llogaritur nga Izraeli të civilëve palestinezë në Gaza”, thuhet në përmbledhjen e festivalit.

Gjatë gjithë konfliktit, ushtria izraelite këmbënguli se synonte vetëm terroristët dhe kërkonte të shmangte viktimat civile.

Termi “NAZA” është një “akronim ushtarak i përdorur në mënyrë eufemiste nga shërbimi sekret izraelit për të treguar numrin e civilëve që pret të vriten në një sulm ajror”, tha ”Guardian”.

Filmi i ri u prodhua nga ”The Guardian” dhe James Wilson.

Regjisori Jonathan Glazer shërbeu si producent ekzekutiv.

Wilson dhe Glazer më parë kanë bashkëpunuar në “Zone of interes”, i cili fitoi çmimin Oscar për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar në vitin 2024.

Pati trazira në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Berlin pasi Abraham akuzoi qeverinë izraelite për “aparteid”, gjë që shkaktoi akuza për antisemitizëm./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.