☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 80.84 ▲0.62%
ARI 4,123 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $63,612 ▲ +2% ETH $1,860 ▲ +1.5% XRP $1.0752 ▲ +1.06% SOL $73.4200 ▲ +1.8%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.84 ▲0.62 % ARI 4,123 ▲0.79 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 80.84 ▲0.62 % ARI 4,123 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Bota

KINEMA – Pse Odisesë së Nolan-it i mungojnë perënditë?

– Iliada dhe Odisea përfaqësojnë lindjen e letërsisë perëndimore dhe themelet e kulturës së Greqisë së lashtë.

Të atribuuara poetit legjendar Homeri, këto dy poema epike shënojnë kalimin vendimtar nga një traditë shumë e gjatë gojore drejt kodifikimit të saj në formë të shkruar.

Në këto vepra flisnin perënditë dhe ato ishin të lidhura ngushtë me njerëzit. Këto tekste nuk ishin thjesht argëtim.

Për grekët ato përfaqësonin një enciklopedi të vërtetë fisnore: përmbanin ligjet fetare, modelet e sjelljes, gjeografinë dhe historinë epërbashkët të një populli.

Pa poemat homerike, letërsia e mëvonshme (nga tragjedia greke deri te Eneida e Virgjilit dhe Dante Alighieri) nuk do të kishte lindur kurrë.

Në kinematografi janë realizuar shumë përshtatje të këtyre veprave dhe, së fundmi, edhe ajo e Christopher Nolan.

Sipas mendimit të kritikëve , këtij filmi i mungon roli themelor dhe parësor i zërit të perëndive; në film flet vetëm Atena dhe vetëm në një moment të vetëm.

Ndërkohë, në mitologjinë greke, perënditë i drejtonin njerëzit pothuajse si “automatë”.

Në këtë drejtim është interesante teoria e Julian Jaynes, e paraqitur në librin Rënia e mendjes dykamerale (The Origin of Consciousness in the Breakdown of the Bicameral Mind), sipas së cilës truri ynë, i ndarë në hemisferën e djathtë dhe të majtë, funksionon në mënyra të ndryshme.

Sipas tij, hemisfera e djathtë është “hemisfera e heshtur”, ajo që nxit reagimet emocionale, ndërsa hemisfera e majtë – ajo mbizotëruese – është hemisfera e gjuhës dhe e funksioneve më të rëndësishme të njeriut.

Pikërisht me veprat e Homerit, sipas kësaj teorie, i jepej zë hemisferës së djathtë, përpara se ky funksion të braktisej.

Hemisfera e djathtë është ajo që “dëgjon” perënditë; në Odisenë, protagonisti udhëhiqet dhe këshillohet nga perënditë, të cilat ndaj heroit shfaqin të njëjtat pasione dhe instinkte si njerëzit.

Kjo pjesë, sipas autorit, mungon plotësisht në rrëfimin filmik të Christopher Nolan.

Nga pikëpamja narrative, kështu lihet mënjanë një etapë themelore e evolucionit kulturor: kalimi nga lindja e shumë perëndive drejt konceptit të një Zoti të vetëm, një akt arketipal që, po ashtu përmes letërsisë – mjafton të përmenden Shkrimet e Shenjta – krijoi një mënyrë të re të të kuptuarit të hyjnores..

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.