☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,750 ▲2.01%
DOW 47,612 ▲2.21%
NASDAQ 22,552 ▲2.43%
NAFTA 95.48 ▼15.47%
ARI 4,769 ▲1.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $70,858 ▲ +4.31% ETH $2,197 ▲ +6.01% XRP $1.3500 ▲ +4.01% SOL $82.8600 ▲ +5.39%
S&P 500 6,750 ▲2.01 % DOW 47,612 ▲2.21 % NASDAQ 22,552 ▲2.43 % NAFTA 95.48 ▼15.47 % ARI 4,769 ▲1.81 % S&P 500 6,750 ▲2.01 % DOW 47,612 ▲2.21 % NASDAQ 22,552 ▲2.43 % NAFTA 95.48 ▼15.47 % ARI 4,769 ▲1.81 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kishat e Voskopojës mirëpresin vizitorët në dëborën e parë

Dëbora e parë ka zbardhur Voskopojën duke krijuar një panoramë mahnitëse për vizitorët. Bardhësia e dëborës në objektet e kultit të krijon idenë se je nën magjinë e përrallave, ku vizitorët vendas dhe të huaj shijojnë peizazhin, duke u argëtuar me njëri tjetrin.

Kishat e Voskopojës, asete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, kanë pritur vizitorët në dëborën e parë.

Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e kulturës Ballkanike dhe Europiane.

E veçanta e Voskopojës, janë objektet e kultit, kishat, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monument kulture të kategorisë I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.

Voskopoja gjithashtu ruan dhe potencialin e saj turistik. Fshati, i cili ka të ndërthurur vlerat historike, kulturore dhe bukuritë natyrore, tërheq vizitorët të shumtë vendas dhe të huaj.

Grupime të ndryshme, familjare, shoqërore, por edhe individualisht, turistët zgjedhin të vizitojnë fshatin malor për klimën e freskët dhe vlerat e tij historiko-kulturore.

Kjo perlë i tërheq turistët e huaj, ku përveç atyre që ndalen për pak, ka nga ata që kalojnë ditët e tyre të pushimeve duke zëvendësuar bregdetin me klimën malore.

Përveç të huajve, fshatit nuk i mungojnë as pushuesit nga kryeqyteti apo qyteteve të tjera të Shqipërisë, gjithashtu të pandarë janë qytetarët e Korçës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.