☁️
Tiranë 8°C · Vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 95.63 ▼2.29%
ARI 4,771 ▼0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,856 ▲ +0.78% ETH $2,241 ▲ +1.79% XRP $1.3517 ▲ +0.2% SOL $84.4800 ▲ +1.2%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 95.63 ▼2.29 % ARI 4,771 ▼0.98 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kuriozitete

Kitara e dëmtuar e Kurt Cobain shitet për 600 000 dollarë

Një kitarë “Fender Stratocaster” e vokalistit kryesor të ”Nirvana”-s, Kurt Cobain është shitur në ankand për gati 600 000 dollarë, 10 herë më shumë se sa ishte parashikuar.

Sipas “Julien’s Auctions”, kitara e rindërtuar e mbuluar me gërvishtje dhe mbishkrimet origjinale të tre anëtarëve të grupit pati 31 oferta.

Oferta më e lartë të shtunën në ankand ishte 596 000 dollarë.

Instrumenti, në ankandin treditor të ikonave muzikore, fillimisht u vlerësua nga 60 000 deri në 80 000 dollarë.

Një zëdhënës i shtëpisë së ankandeve tha për “The Times” se blerësi ka kërkuar të mbetet anonim.

Kitarat elektrike dhe baset e kompanisë “Fender” prodhohen ende në Kaliforni.

“Cobain, i cili vrau veten në vitin 1994, u përqafua nga pjesa më e madhe e brezit të tij me një zjarr gati si ai për John Lennon, duke shkruar për hipokrizinë dhe apatinë, që u hodh poshtë gjerësisht nga fansat e vjetër të rock-ut”, shkroi në vitin 2007 ish-kritiku i muzikës i “The Times”, Robert Hilburn.

Thuhet se ai e ka shkatërruar kitaren “MIJ Fender” bardh e zi gjatë regjistrimit të albumit të ”Nirvana”-s në 1991, “Nevermind”.

“Cobain ia dha kitarën Mark Lanegan, kantautori që drejtoi ‘Screaming Trees’ dhe që ishte miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij (Lanegan vdiq në moshën 57-vjeçare vitin e kaluar), gjatë turneut në Amerikën e Veriut në vitin 1992”, tha shtëpia e ankandit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.