☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,727 ▲0.06%
DOW 52,449 ▲0.14%
NASDAQ 26,440 ▼0.14%
NAFTA 102.40 ▲2.5%
ARI 4,053 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,556 ▲ +0.3% ETH $2,333 ▲ +0% XRP $1.3122 ▼ -0.33% SOL $100.9200 ▲ +0.35%
S&P 500 7,727 ▲0.06 % DOW 52,449 ▲0.14 % NASDAQ 26,440 ▼0.14 % NAFTA 102.40 ▲2.5 % ARI 4,053 ▼0.52 % S&P 500 7,727 ▲0.06 % DOW 52,449 ▲0.14 % NASDAQ 26,440 ▼0.14 % NAFTA 102.40 ▲2.5 % ARI 4,053 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Kjo deklaratë e këtij lideri serb, ka çmendur Serbinë: Serbia e ka humbur Kosovën qysh në vitet e ’90-ta

Udhëheqësi i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Sasha Jankoviq, ka deklaruar sot se lëvizja e tij nuk merr pjesë në dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën të cilin e vlerëson si farsë.

Sipas tij, qëllimi i këtij dialogu është marrja e një vendimi të cilin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse e ka pranuar në bisedimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, raporton Tanjug.

Ai mendon se Serbia e ka humbur Kosovën qysh në vitet e ’90-ta dhe tani duhet përqendruar në realizimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, transmeton Koha.net.

Ka shtuar se duhet zgjidhur edhe çështjet e të drejtave pronësore.

I pyetur që të komentojë faktin se manastiret e Graçanicës dhe të Deçanit janë renditur si trashëgimi e Kosovës, Jankoviq thotë se “është në dorën e Serbisë që të dëshmojë të kundërtën”.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar nënkryetari i Bordit Kryesor të Partisë Progresive Serbe, Marko Gjuriq, i cili thotë se këto janë deklarata “skandaloze dhe të turpshme” dhe se Jankoviq, sipas Gjuriqit, nga sot është “lobues i Shqipërisë së Madhe”.

“Ideja që Deçani dhe Graçanica t’i lihen në dorë Prishtinës, dhe se ne duhet të dëshmojmë se janë tanët, dhe kjo del nga goja e një politikani në Beograd, ish-mbrojtës i qytetarëve dhe kandidat për president të Serbisë, është një skandal i pashembullt i përmasave të paimagjinueshme”, ka thënë Gjuriq.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.