🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.30 ▼1.14%
ARI 4,514 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▲ +1.34% ETH $2,167 ▲ +0.82% XRP $1.4144 ▲ +0.47% SOL $91.5200 ▲ +1.67%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.30 ▼1.14 % ARI 4,514 ▲2.55 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.30 ▼1.14 % ARI 4,514 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Klaus Iohannis fiton zgjedhjet presidenciale me 54 për qind të votave

ee874-350x197Kandidati i së djathtës, Klaus Iohannis, fiton zgjedhjet në Rumani me më shumë se 54 për qind të votave, duke sjellë një përmbysje të ashpër për kryeministrin socialdemokrat, Victor Ponta, sipas rezultateve të pjeshme të publikuara sot.

Iohannis, 55 vjeç, kryetar bashkie i Sibiut (qendër) dhe që vjen nga minoriteti gjerman, është shpallur fitues në shumë deparatamente të konsideruara si bastione të majta, sipas rezultateve që dalin nga numërimi i 96 për qind të kutive të votimit.

Niveli i pjesëmarrjes u ngrit në 64 për qind, një rekord për këtë vend ku përtesa e votuesve e shkaktuar nga varfëria dhe korrupsioni nuk ka pushur së rrituri që prej viteve 1990.

Mobilizimi ka qenë veçanërisht i lartë tek të rinjtë, banorët e qyteteve të mëdha dhe të atyre që jetojnë jashtë vendit, që bënë të ndryshojë bilancin në favor të Iohannis-it.

Ponta, 42 vjeç, që kishte fituar raundin e parë dhe shihej si fitues i raundit të dytë me 8 pikë më shumë se sa kundërshtari i tij, e përjashtoi dorëheqjen pas humbjes së tij, duke garantuar se “do të vazhdojë të bëjë detyrën për vendin”.

Dje në mbrëmje, me mijëra persona dolën në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me Rumunët në diasporë, të penguar që të shprehin vullnetin për shkak të numrit të pamjaftueshëm të qendrave të votimit. Por pas shpalljes së rezultateve këto manifestime u shndërruan në festime.

Në Bukuresht, gati 20 mijë persona i ofruan një pritje prej triumfuesi Iohannis-it që vajti t’i përshëndesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.