⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,425 ▲1.04%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,943 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +0.83% ETH $2,296 ▲ +1.89% XRP $1.2821 ▲ +3.43% SOL $93.5200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

KLIMË – Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga qershori

PARIS, 10 gusht /ATSH-AA/ – Franca po përgatitet për valën e saj të pestë të të nxehtit që nga qershori i kësaj jave, me 22 departamente të vendosura sot nën alarm portokalli të të nxehtit, transmeton Anadolu.

Shërbimi kombëtar i motit “Meteo-France”, lëshoi alarm portokalli të nxehtësisë për 22 departamente në të gjithë vendin pasi temperaturat parashikohen të afrohen deri në 40 gradë Celsius me ardhjen e valës së të nxehtit.

“Meteo-France” paralajmëroi se niveli i rrezikut nga zjarri do të mbetet i lartë në shumë departamente të hënën dhe të martën.

Vendi pritet të përjetojë valën e pestë të të nxehtit që nga qershori, me temperatura që pritet të rriten pothuajse në të gjithë vendin dhe herë pas here të kalojnë 40 gradë Celsius. Kulmi i valës së ardhshme të të nxehtit pritet në mes të javës, sipas transmetuesit BFMTV.

Ndërkohë që edhe e premtja pritet të jetë e nxehtë, temperaturat parashikohet të zvogëlohen. Të shtunën priten reshje shiu kryesisht në pjesët lindore të vendit, duke sjellë potencialisht lehtësim nga i nxehti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.