☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.15 ▲0.03%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,489 ▲ +2.57% ETH $2,418 ▲ +4.14% XRP $1.3236 ▲ +3.33% SOL $96.6500 ▲ +3.65%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

KLIMË – Franca regjistroi 5 764 vdekje të tepërta gjatë valës së të nxehtit në qershor

PARIS, 21 korrik /ATSH –AA/ – Agjencia e Shëndetit Publik të Francës ka njoftuar se vendi regjistroi 5.764 vdekje të tepërta gjatë valës së jashtëzakonshme të të nxehtit që përfshiu vendin nga 17 qershori deri më 2 korrik.

Agjencia tha se rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet ende nuk mund t’i atribuohet me siguri temperaturave të larta.

Sipas Agjencisë së Shëndetit Publik, ky bilanc paraprak përfaqëson nivelin më të lartë të vdekshmërisë së tepërt të regjistruar në Francë që nga vala e të nxehtit e vitit 2003.

Autoritetet thanë se të dhënat do të konsolidohen gjatë muajve të ardhshëm.

Agjencia bëri të ditur se vdekshmëri e tepërt është vërejtur në të gjitha grupmoshat mbi 15 vjeç, me një “rritje të theksuar” duke filluar nga mosha 45-vjeçare, duke e cilësuar këtë prirje si “të paprecedentë”.

Shifrat e përditësuara përfshijnë edhe certifikatat e vdekjes në letër, të cilat nuk ishin përfshirë në vlerësimet e mëparshme, veçanërisht rastet e personave të gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre.

Më 3 korrik, ministrja franceze e Shëndetësisë, Stephanie Rist, kishte raportuar të paktën 2.025 vdekje shtesë midis 22 dhe 28 qershorit, duke theksuar se shifrat ishin të paplota, pasi autoritetet ende nuk i kishin marrë të gjitha raportet për vdekjet.

Në atë kohë, në bilancin paraprak ishin përfshirë vetëm certifikatat elektronike të vdekjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.