🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 14 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 82.22 ▲1.19%
ARI 4,410 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
₿ CRYPTO
BTC $62,777 ▼ -1.45% ETH $1,874 ▼ -0.75% XRP $1.0022 ▼ -0.9% SOL $75.5000 ▼ -0.63%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.22 ▲1.19 % ARI 4,410 ▼0.24 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 82.22 ▲1.19 % ARI 4,410 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070 EUR/USD 1.1532 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9382 EUR/ALL 92.9462 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3277 EUR/TRY 55.1526 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.6070
14 Aug 2026
Breaking
Bota

KLIMË – Lëvizja e jashtëzakonshme e ajsbergut gjigant, shenjë e një planeti që po ngrohet

KOPENHAGË, 16 korrik /ATSH-AA/ – Instituti Meteorologjik Danez (DMI) ka bërë të ditur se një ajsberg ka lëvizur më shumë se 1.200 kilometra përgjatë bregdetit të Grenlandës Lindore.

Siç raporton transmetuesi danez DR, ajsbergu është rreth 5.7 kilometra i gjatë dhe 4 kilometra i gjerë ndërsa pjesa e tij mbi sipërfaqen e detit arrin nga 10 deri në 25 metra.

Sipas DMI-së, ajsbergët me formë të rrafshët zakonisht lëvizin drejt jugut bashkë me akullin e detit përgjatë Grenlandës Lindore gjatë dimrit dhe pranverës, duke arritur në jug të Grenlandës gjatë verës, kohë kur zakonisht kanë përmasa nga 200 deri në 500 metra.

Hans Henrik Light, analist në shërbimin e akullnajave të DMI-së, tha se ajsbergë me përmasa nga tre deri në gjashtë kilometra shfaqen vetëm çdo dy ose tre vjet. Light tha se ai e kishte ndjekur ajsbergun për disa vite.

Deri këtë dimër, ai qëndroi i bllokuar pranë ishullit të pabanuar grenlandez Ile-de-France në verilindje të Grenlandës.

Ai tha se ajsbergu kishte lëvizur më shumë se 1.200 kilometra nga akullnaja Nioghalvfjerds dhe për një kohë të gjatë kishte qenë i mbrojtur nga akulli përreth detit.

Sipas Light, tani ajsbergu është i lirë nga akulli i detit dhe pritet të copëzohet në ajsbergë më të vegjël teksa vazhdon të lëvizë drejt jugut.

DMI tha se monitoron ajsbergët pasi ata mund të paraqesin rrezik për lundrimin në ujërat e Grenlandës ndërsa vendndodhjet e tyre përfshihen në hartat e akullit të përdorura nga anijet që lundrojnë në këtë zonë.

Sipas DMI-së, ajsbergë të këtij lloji pothuajse nuk ekzistonin përgjatë bregdetit lindor të Grenlandës para vitit 2000, pasi ishin të bllokuar nga akulli i trashë detar gjatë gjithë vitit. Instituti tha se shfaqja e tyre lidhet me ngrohjen e klimës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.