☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

“Klimë mbytëse për biznesin në Shqipëri”/ Jorida Tabaku: 1.3 mld euro të bizneseve shqiptare investohen në Maqedoni

Ish-deputetja e PD-së, Jorida tabaku, tha se klima e biznesit në vend është “mbytëse”, ndërsa thekson se bizneset shqiptare zgjedhin të investojnë jashtë vendit.
Me një shënim në facebook, Tabaku shkruan se bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro, shumica kanë shkuar në fqinjin e Maqedonisë së Veriut.

Postimi i plotë:

Bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin e Maqedonisë së Veriut. Jo vetëm nuk tërheqim investime të huaja por as nuk bindim bizneset vendase të investojnë në Shqipëri. Mijëra vende të reja pune në RMV prej investimeve te biznesit shqiptar, ndërkohë që rradhët e të papunëve në Shqipëri shtohen përditë. Pse ndodh kjo?

Sepse kryeministri në ikje ka krijuar klimën më mbytëse për punësimin, investimet dhe sipërmarrjen shqiptare. Në vend të ndihmës për ekonominë, Qeveria Rama ka shpërdoruar dhe vjedhur me PPP-të korruptive një vlerë sa 13% e Prodhimit të Brendshëm, afërsisht sa investimet e humbura në Shqipëri.

Këto miliarda euro dhe mijëra vende pune të humbura për shqiptarët, fqinji ynë na i ka marrë si pasojë e politikave fiskale dhe ekonomike pro-biznes. Vetëm për 2019 vlera që kemi humbur ka qenë sa 10% e PBB-së.

Punësimi ka nevojë për biznese dhe investime. Bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për frymëmarrje dhe programi ekonomik i PD ka objektiv pikërisht këtë.

Eliminimi dhe reduktimi i 18 taksave dhe mbi 60 tarifave, moratoriumi 1 vjecar për inspektoriatet si dhe lehtesimi i çdo procedure burokratike dhe prezantimi i taksës së sheshtë 9%, do ta kthejnë Shqipërinë në një vend normal dhe shumë konkurues me qëllim investimet më të larta në rajon. Fokusi ynë është të luftojmë për çdo vend pune, dhe të mbështesim çdo sipërmarrje, duke i rikthyer frymëmarrjen ekonomisë.

Shqipëria në punë është një program real që ka në bazë bizneset e ndershme e njerëzit punëtorë! Sot më shumë se kurrë kemi nevojë ti japim shpresë të rinjve e ta bëjmë Shqipërinë një vend të denjë për të jetuar e punuar! Shqipëria në punë është oferta jonë për bizneset që mos të shpenzojnë miliarda jashtë vendit: të luftojmë bashkë për investime të reja dhe vende të sigurta pune me paga dinjitoze në vendin tonë. #ditemetemira

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.