☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.71 ▼4.24%
ARI 3,907 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,000 ▼ -0.17% ETH $2,288 ▲ +0.67% XRP $1.2485 ▼ -0.78% SOL $94.1300 ▼ -1.55%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

KLIMË – Valët e të nxehtit mund t’i kushtojnë Gjermanisë mbi 20 miliardë euro në vit

BERLIN, 16 korrik /ATSH-AA/ – Sipas një studimi të kryer së fundmi, ekonomia e Gjermanisë mund të humbasë më shumë se 20 miliardë euro në vit nëse vendi përballet rregullisht me valë të rënda të të nxehtit.

Firma kërkimore ekonomike Prognos llogariti se çdo ditë me temperatura mbi 35 gradë Celsius mund t’i kushtojë ekonomisë më të madhe të Bashkimit Evropian (BE) pothuajse 1 miliard euro.

Analiza, e përgatitur për gazetën gjermane të biznesit Handelsblatt, vlerësoi se vala e të nxehtit gjatë dy javëve të fundit të qershorit i kushtoi ekonomisë gjermane rreth 6,32 miliardë euro.

Sipas Prognos, Gjermania mund të përballet në të ardhmen me tre ose katër valë të të nxehtit me intensitet të ngjashëm çdo vit, duke çuar humbjet vjetore ekonomike mbi 20 miliardë euro.

Sipas studimit, sektori i prodhimit është më i prekuri nga temperaturat ekstreme, i ndjekur nga shërbimet shëndetësore dhe sociale, tregtia me pakicë, ndërtimtaria dhe industria ushqimore.

Studiuesit theksuan se vlerësimet e tyre nuk përfshijnë disa kosto të mundshme, si rritja e çmimeve të energjisë, prishjet e makinerive, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe dëmtimet afatgjata të infrastrukturës.

Ata thanë se humbjet totale ekonomike mund të jenë edhe më të larta kur të merren parasysh këta faktorë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.