Ekonomia
Klosi: Arsimi profesional garanton punësim
Orientimi i të rinjve drejt zanateve është në fokus të ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Ministri Bledni Klosi tha se qeveria po i jep më shumë mbështetje financiare arsimit dhe shkollave profesionale.
“Tregu vendas ka nevojë për zanate. Arsimi profesional garanton punësim. Nuk ka traktoristë. Kërkohen sot 9 mijë traktoristë dhe nuk ka të tillë. Diplomat e shkollave profesionale do të jenë të ekuivalentuara. Çdo i ri që zgjedh një zanat mund të punësohen në çdo vend të Europës”, tha Klosi.