Klosi hap punimet e Asamblesë dhe i jep fjalën Ramës, kryeministri kërkon që pjesa e parë të zhvillohet me dyer të mbyll
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka nisur zyrtarisht punimet në Gjirin e Lalëzit, ku siç u deklarua, në krye të rendit të ditës do të jetë përgatitja për zgjedhjet lokale të 9 Majit. Punimet u hapën nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.
“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare, më lejoni që të deklaroj të hapur punimet e mbledhjes së sotme, e cila në rendin e ditës ka një pikë shumë të rëndësishme: lançimin e fushatës së Partisë Socialiste në gjithë vendin.
Këto procedura do të nisin nga sot dhe do të vazhdojnë deri në ditën e zgjedhjeve. Mbledhjen e Asamblesë së sotme do e fillojmë me fjalën e kryetarit të Partisë, e cila do të nisë menjëherë pas nisjes së punimeve”, tha ai.
Mirëpo, menjëherë sapo Sekretari Klosi ia kaloi fjalën Ramës, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi ndërprerjen e transmetimit të drejtpërdrejtë sepse fillimisht donte t’ju drejtohej privatisht anëtarëve, ministra, deputetë e zyrtarë të rëndësishëm.
“Do ju lutesha për ndërprerjen e transmetimit, sepse fillimisht dua të ndaj disa fjalë vetëm me asamblenë e familjes sonë politike”, u shpreh Edi Rama dhe menjëherë punimet live të Asamblesë u ndalën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.