🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,508 ▼ -2.13% ETH $1,917 ▼ -1.06% XRP $0.9953 ▼ -3.12% SOL $76.2000 ▼ -4.71%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Kronika

Operacioni “Hijet e Natës” zbulon pesë vjedhje makinash në Fier! Arrestohet 51-vjeçari, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Policia e Fierit ka zbardhur pesë raste të vjedhjes së automjeteve në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë.

Në operacionin e koduar “Hijet e Natës” ka rënë në pranga 51-vjeçar nga Mamurrasi, Gjevahir Ceka, ndërsa dy të dyshuar të tjerë, 28 dhe 34 vjeç, janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, tre shtetasit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke vjedhur pesë automjete gjatë periudhës janar-nëntor 2026. Automjetet dyshohet se do të përdoreshin për veprimtari kriminale.

Policia vijon kontrollet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

Njoftimi i DVP Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet e Natës”.

Vidhnin automjete në Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë, dyshohet për t’i përdorur për veprimtari kriminale. Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, të dyshuar si bashkautorë.

Zbardhen 5 vjedhje automjetesh në qarkun Fier.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet e Natës”, për zbardhjen dhe dokumentimin e disa rasteve të vjedhjes së automjeteve.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. C., 51 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë, dhe E. D., 34 vjeç, banues në Lurth, Mirditë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 13.11.2026, kanë vjedhur dy automjete në fshatin Hekal, Mallakastër.

Në vijim të hetimeve, janë dokumentuar edhe 3 raste të tjera të vjedhjes së automjeteve, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, konkretisht:

-Më datë 08.01.2026, në fshatin Feras, Divjakë, kanë vjedhur një automjet;

-Më datë 13.09.2026, në fshatin Çermë Proshkë, Divjakë, kanë vjedhur një automjet;

-Më datë 18.10.2026, në fshatin Dushk, Lushnjë, kanë vjedhur një automjet.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Lezhë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.