Ekonomia

Klosi prezanton programin e MMRS-së: Prioritet ndihma ekonomike

Ministri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka prezanton programin e kësaj ministrie, ku do të vazhdohet te reformat e lëna në mes nga paraardhësi i tij, Veliaj.

Klosi ka theksuar se mbështetja për të përndjekurit do të vazhdojë dhe rinia ka një detyrë kryesore për të paguar kontributet shoqërore.

“Projektet pilote do të kenë një rëndësi dhe prioritet të madh për ne, – tha Klosi. – Do zgjidhim problemin e transparencës për personat që janë në listën e përkrahjes nga shteti për marrjen e ndihmës ekonomike. Së shpejti do të kemi një regjistër të dhënash për të gjitha personat të kualifikuar në ndihmën ekonomike”.

Sipas Klosit, sigurimet shoqërore janë një problem i madh që së shpejti do të zgjidhet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button