🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,489 ▲2.29%
DOW 46,136 ▲2.03%
NASDAQ 21,447 ▲3.14%
NAFTA 101.98 ▼0.87%
ARI 4,692 ▲2.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,620 ▲ +1.13% ETH $2,099 ▲ +2.78% XRP $1.3338 ▼ -0.08% SOL $82.5000 ▼ -1.04%
S&P 500 6,489 ▲2.29 % DOW 46,136 ▲2.03 % NASDAQ 21,447 ▲3.14 % NAFTA 101.98 ▼0.87 % ARI 4,692 ▲2.95 % S&P 500 6,489 ▲2.29 % DOW 46,136 ▲2.03 % NASDAQ 21,447 ▲3.14 % NAFTA 101.98 ▼0.87 % ARI 4,692 ▲2.95 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

KLSH: Gjatë vitit 2013, nuk janë testuar HEC-et që janë në punë

hidrocentraleTirane: Kontrolli i Lartë i Shtetit auditoi Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (e cila auditohet për herë të parë që nga krijimi në vitin 2006) në drejtim të transaksioneve financiare dhe në zbatimin e procedurave ligjore si dhe përmbushjen e detyrave funksionale të kësaj Agjencie për periudhën e aktivitetit të vitit 2013, ku duhet theksuar fakti që audituesit e KLSH patën qasje të kufizuar në dokumentacionin e marrëveshjeve hidrokarbure, duke e shtyrë auditimin e plotë të këtij sektori për periudhën në vijim.
Nga auditimi i AKBN, rezultoi si vijon:
Kjo Agjenci në veprimtarinë e saj administrativo–ligjore është vetëpërjashtuar nga rregullat për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore duke funksionar me një status “hibrid”, pa përcaktime të sakta ligjore të cilat të rregullojnë veprimtarinë e saj. Kjo ka sjellë dhe shpenzime të pajustifikuara apo dëmë në mënyrën e administrimit të fondeve në dispozicion, ku vetëm për vitin 2013 ky keqpërdorim arrin në vlerën prej rreth 34,5 milionë lekë.
Në funksionimin e AKBN është konstatuar mungesë rakordimi të veprimeve me Autoritetin Kontraktor (Ministria e Energjitikes dhe Industrise-MEI) për monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të kontratave. Veçanërisht mbi dokumentacionin ekonomiko-financiar që duhet të paraqesin koncesionarët për zbatimin e kontratës në faza të ndryshme të ndërtimit (bilance, fatura, etj), të cilat në shumë raste mungojnë, ose nuk janë të firmosura sipas bazës ligjore, mungesa e dokumentacionit ka bërë të pamundur vlerësimin real të investimeve të kryera, duke sjellë edhe pamundësinë e llogaritjes së penaliteteve nga Autoriteti Kontraktor. Një shkak për gjendjen e krijuar në fushën e dokumentacionit për monitorimin është nënshkrimi i kontratave ndërmjet ish METE dhe koncesionarëve, pa përfshirë AKBN, si institucioni monitorues,.
Nga auditimi konstatohet se, për HEC-et që kanë filluar prodhimin e energjisë elektrike, nuk ndiqen detyrimet e koncesionarit për kryerjen e testimit të vepres energjetike, vlerësimin e investimit, detyrimet e koncesionarit për derdhjen në vlerë në arkën e MEI të tarifës koncesionare sipas kontratës, dhe rakordimet vjetore, për të përcaktuar përmbushjen e detyrimit për prodhimin e energjisë elektrike vjetore sipas kontratës.
Nga auditimi i dokumentacionit (që nuk është i plotë), ka rezultuar se KESH sh.a., që në bazë të një kontrate me koncesionarin, merr në dorëzim për llogari të MEI sasinë e energjisë elektrike të prodhuar, me fatura mujore, ka mbajtuar tarifen koncesionare sipas energjisë elektrike të prodhuar dhe sipas tarifës në përqindje. KESH sh.a. detyrohet që vlerën e tarifës koncesionare, ta derdhë në arkën e Ministrisë të Energjisë dhe Industrisë, por që me argumentin e vështirësive financiare, nuk e ka derdhur. Përveç tarifes koncesionare, koncesionari për mosrealizimin e prodhimit vjetor të energjisë elektrike për faj të tij, penalizohet me 5 % të vlerës të energjisë elektrike të parealizuar, duke llogaritur të plotë edhe tarifen koncesionare, dhe jo sipas prodhimit faktik të realizuar. Këto llogaritje nuk janë bërë nga Autoriteti Kontraktor.
Nga auditimi i dokumentacionit rezulton se për vitin 2013, nuk është kryer testimi i HEC-eve që janë vënë në punë, duke mos zbatuar procedurat e përcaktuara në Kontratës Koncesionare. Moskryerja e këtyre procedurave në prani të përfaqësuesve të Autoritetit Kontraktor dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, nuk ka dhënë mundësi të përcaktohet nëse janë plotësuar kushtet e përcaktuara për fuqinë e vendosur, makineritë e vëna në HEC, llojet, origjina e tyre etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.