KLSH kallëzon në Prokurori ish drejtorin e rezidencës studentore universitare në Tiranë
Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori ish drejtorin dhe ish nëndrejtorin e rezidencës studentore universitare nr. 1 në Tiranë. KLSH ka ushtruar auditim në “rezidencën studentore universitare.
Nga auditimi rezultuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish për sa i përket mungesës së dokumentacionit ligjor të kontratave të lidhura për objektet e dhëna me qira; mosllogaritjes dhe mosderdhjes së detyrimeve për objektet e dhëna me qira në buxhetin e shtetit; moskryerjes siç duhet të procedurave të prokurimit, si dhe shkaktimit të shpenzimeve të tepërta gjyqësore si pasojë e mosndjekjes së proceseve gjyqësore.
Nga ana e KLSH-së është rekomanduar dhënia e masës disiplinore edhe ndaj 4 punonjësve të tjerë të administratës, duke kërkuar njëkohësisht edhe shpërblimin e dëmeve ekonomike të konstatuara në vlerën totale prej 20,790,000 lekë.
Dosja e auditimit të ushtruar në “Rezidencën Studentore Universitare nr.1” sha, Tiranë, u përzgjodh për t’iu nënshtruar procedurave standarde të kontrollit të cilësisë në të ftohtë (kontroll i cili zhvillohet nga Drejtoria Juridike në bashkëpunim me një grup audituesish me përvojë në KLSH) në përfundim të të cilit u konkludua që për shkeljet e mësipërme ekzistonin elementë të veprës penale.
Si rrjedhojë, për të gjitha shkeljet dhe parregullsitë e konstatuara dhe të trajtuara më hollësisht në raportin e auditimit, KLSH depozitoi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë, kallëzimin penal ish-administrator i përgjithshëm i “Rezidenca, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave të mësipërme ligjore, kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal.