Kronika

KLSH nis procesin e rishikimit mes kolegëve lidhur me pavarësinë e SAI-t

Kontrolli i Lartë i Shtetit është përzgjedhur nga Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) si përfaqësues i Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) Evropiane për të realizuar një proces rishikimi mes kolegësh lidhur me pavarësinë e SAI-ve.

Nën shembullin e SAI-ve të zhvilluara evropiane dhe në zbatim të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të INTOSAI-t, të parimeve të transparencës së plotë dhe integritetit, mbështetur në standardin ISSAI 5600 “Udhëzim për Rishikimin mes Kolegëve”, KLSH iu përgjigj pozitivisht vitin e kaluar kërkesës së INTOSAI-t, drejtuar të gjithë Institucioneve Supreme të Auditimit, anëtarë të kësaj organizate, nëpërmjet së cilës i ftonte që të ishin pjesë e këtij procesi.

Kontrolli i Lartë i Shtetit u vetë ofrua për të qenë pjesë e këtij procesi, duke vlerësuar si parësore pavarësinë e SAI-ve për realizimin e misionit të tyre, duke ofruar njëkohësisht audituesit e tij më të përgatitur për të realizuar me sukses këtë projekt.

Në këtë kuadër në datat 8 -19 shkurt 2016 nga auditues të Gjykatës Austriake të Auditimit do të realizohet procesi i rishikimit mes kolegësh nga një staf prej 4 audituesish, tre prej tyre janë auditues të Gjykatës Austriake të Auditimit Bernhard Beybel, zv/Drejtor Departamenti, Eva Prenner dhe Irmtraud Weinke, audituese si edhe dhe një përfaqësuese e SAI-t të Moldavisë, Verica Verdes, Drejtore Departamenti.

Duke vlerësuar rëndësinë parësore që ka bashkëpunimi mes Kuvendit dhe KLSH-së, audituesit do të realizojnë takime edhe me përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht me përfaqësues të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Raporti përfundimtar i këtij projekti do t’i vihet në dispozicion medies dhe të gjithë palëve të interesuara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button