Politika

KLSH padit kryetaren e KQZ, Luzi: Çështja u pushua në 2015

Kontrolli i Lartë i Shtetit paditi sot penalisht kryetaren e KQZ, duke e bërë përgjegjës të dështimit të projektit pilot për votimin elektronik në Tiranë dhe Fier, i cili i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej 2.6 milionë euro.

Padia për projektin pilot është bërë nga Partia Socialiste në 27 nëntor të vitit 2013-ë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i është drejtuar me një kallëzim penal Prokurorisë për kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi, pasi janë konstatuar shkelje nga KQZ për dy projektet pilot të viti 2013 për sistemin e numërimit dhe të votimit elektronik.

Sipas KLSH dëmi që është shkaktuar nga ky proces për dy projektet pilot në Fier dhe në Tiranë, kap një shifër prej 2 milionë 600 mijë euro.

Sipas KLSH, KQZ ka shkelur kontratën me firmën Indra Sistem SA ndërsa ka favorizuar kompaninë spanjolle në vitin 2013.

Firmosja e kontratës u bë pa miratim të avokaturës, ndërkohë kompania mori përsipër të kryente projektin pilot. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit të dy projekte pilot mund të kryheshin nga KQZ e ndërsa në fund ato dështuan. Sipas të dhënave për projektin e Fierit, dëmi ekonomik përllogaritet në vlerën e 996 mijë euro, ndërsa për projektin në Tiranë, në 1 mln 596 mijë euro.

KQZ ka shkelur kontratën me firmën Indra Sistem SA. KQZ ka favorizuar kompaninë spanjolle në vitin 2013. Firmosja e kontratës u bë pa miratim të avokaturës, dhe kompania mori përsipër të kryente projektin pilot. Projekti pilot mund të kryhej edhe nga KQZ. Të dy projektet pilot u realizuar në Tiranë dhe në Fier, dështuan”, thuhet në raportin e KLSH.

Pas padisë së ngritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për dështimin e projektit pilot të votimit elektronik në Fier dhe Tiranë, gjatë zgjedhjeve të 2013-ës, ka ardhur edhe reagimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në një reagim për Shqiptarja.com, burime pranë KQZ thanë se për çështjen e pretenduar nuk ka shkelje ligjore, ndërsa thekson se çështja është mbyllur nga Prokuroria një vit më parë.

Në vendimin e Prokurorisë nuk janë gjetur shkelje ligjore. Sipas Prokurorisë, në vendimin e 2015-ës, procedurat e ndjekura nga KQZ sipas ligjit. Çështja u mbyll me vendim nga Prokuroria në 28.09.2015 dhe sipas vendimit të Prokurorisë, kryetari i KQZ që është kallëzuar nuk ka vepruar kundër ligjit”, thanë burime pranë KQZ.

KQZ sqaron procedurat e ndjekura për projektet për vetë objektin dhe rëndësinë që përfaqësonin, diktoheshin nga interesat e shtetit.

Veprimet e KQZ nuk binin ndesh me ndonjë dispozitë ligjore që rregullon procedura e prokurimit publik“, theksonjnë më tej të njëjtat burime.

Padia për projektin pilot është bërë nga Partia Socialiste në 27 nëntor të vitit 2013-ë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button